Profesorë e studentë të Universitetit të Prishtinës që funksionon në Mitrovicë sipas sistemit arsimor të Serbisë, kanë protestuar për siç thanë të tërheqin vëmendjen e opinionit për situatën në këtë institucion të arsimit të lartë.
Këtë javë, skadon afati 30-ditor që Universiteti i Prishtinës i dha Fakultetit të Shkencave Teknike në Mitrovicë (veri) për t’u larguar nga hapësirat që i shfrytëzon – në të kundërtën, duhet të fillojë me pagesën e qirasë.
Më 9 shkurt, rektorit i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, i dërgoi kërkesë të shkruar, ku kërkoi kthimin e pronës që ndodhet në njësinë komunale në veri të Mitrovicës, ku bëhet fjalë për 10 ari e 60 metra katrorë që janë në pronësi të UP-ës së Republikës së Kosovës.
Aty funksionon edhe Fakultetit i Shkencave Teknike i Universitetit në gjuhën serbe i cili po shfrytëzon pronën pa një kontratë formale me Universitetin e Prishtinës, që i ka ofruar FSHK-ës, rregullimin e raporteve ligjore për përdorim të pronës.
Ndërkohë pesë organizata të shoqërisë civile nga komuniteti serb që veprojnë në veri të Republikës, kanë refuzuar një takim të paralajmëruar me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, që pritet të mbahet nesër në Mitrovicë, ku do flitet për hyrjen në fuqi të dy ligjeve, atij për automjetet dhe për të huajt

