“Tani nuk dihet në qoftë se të dielën do të ketë seancë të kuvendit apo jo, sepse seanca e Kuvendit ftohet vetëm në qoftë se krijohen 61 votat e nevojshme nga i mandatuari për kryeministër zoti Kurti, në qoftë se kjo do të ndodh apo jo është tërësisht në duart e partive politike dhe për momentin nuk mund të parashikoj edhe pse e diela është shumë afër, por siç e dini rrjedhat politike në Kosovë nganjëherë janë të paparashikueshme pra brenda orës mund të ketë zhvillime, mund të ketë marrëveshje në momentet e fundit. Janë gjëra që nuk mund t’i parashikoj.
‘‘Në qoftë se ka marrëveshje mund të mbahet seanca, mund të ketë qeveri. Në qoftë se se s’ka marrëveshje, atëherë si presidente e vendit do t’i ftoj të gjitha partitë politike në qoftë se ka mundësi se dikush ta krijojë shumicën, sepse mendoj se është përsëri herët të flasim për zgjedhje të jashtëzakonshme, por ajo është një alternativë në qoftë se nuk krijohet shumica, në fakt mbetet e vetmja alternativë sipas Kushtetutës.’’, ka deklaruar ajo.

