Procesi i kualifikimit për Kampionatin Botëror 2026 po hyn në fazën e fundit dhe shumë dilema pritet të zgjidhen nëpërmjet ndeshjeve të “Play Off”-it. Deri tani, 39 kombëtare kanë siguruar biletën për turneun që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ndërsa të tjerat do të luftojnë për shanset e fundit.
Përveç tre vendeve pritëse dhe kampionëve në fuqi, Argjentinës, kualifikimin e kanë siguruar edhe superfuqitë si Anglia, Brazili, Portugalia, Franca, Norvegjia, Senegali e të tjera. Një surprizë e madhe është Skocia, e cila u rikthye në Botëror pas 26 vitesh, duke mposhtur Danimarkën 4-2. Ndërkohë, Kepi i Gjelbër, Kuraçao, Jordania dhe Uzbekistani do të debutojnë për herë të parë.
Në garë për një vend në Botëror mbeten edhe Kosova dhe Shqipëria, të cilat shpresojnë ta mbajnë gjallë ëndrrën më 2026.
Kur hidhet shorti?
-
Data: E enjte, 20 nëntor 2025
-
Ora: 13:00
-
Vendi: Selia e FIFA-s, Cyrih – Zvicër
Shorti do të përcaktojë çiftet e gjysmëfinaleve të “Play Off”-it dhe rrugën që duhet ndjekur deri në finale.
Kur zhvillohen ndeshjet e Play Off-it?
Ndeshjet do të luhen nga 26 deri më 31 mars 2026.
Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës
Në gjysmëfinale (si mysafire):
-
Polonia
-
Uellsi
-
Çekia
-
Sllovakia
Kundërshtarët e mundshëm në finale (shorti vendos):
-
Italia
-
Turqia
-
Danimarka
-
Ukraina
-
Suedia
-
Rumania
-
Maqedonia e Veriut
-
Irlanda e Veriut

