Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Nga duartrokitjet e Kurtit te kritikat për shtetin – Shefja e Këshillit Shqiptar në Novi Pazar hyn në Vetëvendosje, por s’mer shtetësinë e Kosovës

Valon Arifi by Valon Arifi
12/08/2025
in Lajme
0
Nga duartrokitjet e Kurtit te kritikat për shtetin – Shefja e Këshillit Shqiptar në Novi Pazar hyn në Vetëvendosje, por s’mer shtetësinë e Kosovës
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Amina Nuraj, figura e njohur kombëtare nga Sanxhaku, e cila drejton zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar – organ që udhëhiqet nga kryetari Enkel Rexhpi me seli në Bujanoc – sapo është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.

Në një mesazh publik, ajo falënderoi kryeministrin Albin Kurti, që sipas saj ishte politikani i parë në Kosovë që e quajti “heroinë të kombit shqiptar” dhe që e prezantoi para popullit si zë të fortë të shqiptarëve të Sanxhakut. Me mbështetje edhe nga deputeti Armend Muja dhe aktivistet Agnesa Calakoviq e Aida Ferati Doli, Nuraj u zotua të jetë një zë i fuqishëm për bashkëkombasit e saj.

Por vetëm pak ditë pas këtij momenti politik, Amina shpërtheu në rrjete sociale: edhe pse ka aplikuar për shtetësi kosovare, institucionet nuk ia japin. “Nuk e di pse jam kaq e keqe për institucionet e Kosovës dhe për vetë shtetin e Kosovës, saqë edhe pasi aplikoj për shtetësi, nuk më japin shtetësi… 💔”, shkroi ajo.

Një paradoks që ka ndezur debat: një grua që përfaqëson shqiptarët e Sanxhakut, udhëheq një zyrë të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe tashmë është pjesë e Vetëvendosjes, por ende nuk gëzon as të drejtën bazë – shtetësinë e Kosovës. Edhe më kontradiktore është se Amina harron faktin që shteti i Kosovës udhëhiqet pikërisht nga Albin Kurti, njeriu që ajo lavdëroi publikisht disa ditë më parë, dhe se institucionet që po kritikon drejtohen nga e njëjta Lëvizje Vetëvendosje në të cilën ajo sapo aderoi.

Related

Previous Post

Drita e gjelbër për ZRRE-në, Bajrami: Kurti me politika ku fitojnë vëllau i Luan Dalipit, NOA dhe Vukhamoviqi

Next Post

Gjermania vendos kufizime shpejtësie në disa autostrada për shkak të nxehtësisë ekstreme

Next Post
Gjermania vendos kufizime shpejtësie në disa autostrada për shkak të nxehtësisë ekstreme

Gjermania vendos kufizime shpejtësie në disa autostrada për shkak të nxehtësisë ekstreme

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.