Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Nga e hëna ndërpritet transporti publik në Prishtinë, Rama: Qeveria e ka bllokuar buxhetin e Kryeqytetit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
23/11/2025
in Lajme
0
Nga e hëna ndërpritet transporti publik në Prishtinë, Rama: Qeveria e ka bllokuar buxhetin e Kryeqytetit
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar ndërprerjen e transportit publik në kryeqytet duke nisur nga dita e hënë, për shkak të asaj që ai e quajti bllokim të buxhetit nga qeveria qendrore. Në një konferencë për media, Rama tha se situata financiare dhe institucionale e Prishtinës ka arritur në pikën më kritike që prej pasluftës.

Sipas tij, për herë të parë në historinë e Kosovës, hyrat vetanake të Kryeqytetit dhe shërbime jetike për qytetarët janë bllokuar për arsye politike.

“Qytetarët po rrezikohen deri në këtë shkallë si rrallëherë më parë. Qeveria qendrore i ka bllokuar hyrat vetanake të Kryeqytetit dhe shërbime jetike që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve tona. Më shumë se një vit buxheti i Prishtinës nuk është alokuar, pavarësisht se i takon ligjërisht kryeqytetit,” deklaroi Rama.

Ai theksoi se komuna ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, si dhe i është drejtuar Kryeministrit, Presidentes dhe Gjykatës Kushtetuese. Sipas kryetarit, vonesat kanë sjellë situatë ku disa shërbime dhe paga për punonjës komunalë janë vënë në rrezik.

Rama konfirmoi se menjëherë pas takimit me ndërmarrjen e transportit publik, është marrë vendimi për ndërprerjen totale të qarkullimit.

“Fatkeqësisht, nga nesër transporti publik do të ndalet. Nuk kam besuar se qytetarët e këtij vendi do të viheshin në rrezik për shkak të çështjeve politike apo të biznesit,” tha ai.

Kryetari i Prishtinës u bëri thirrje institucioneve qendrore që të ndërhyjnë urgjentisht për të zhbllokuar situatën.

“Qytetarët janë përcaktuar që unë ta drejtoj Kryeqytetin edhe një mandat. Zgjedhjet kanë përfunduar, është koha që të kthehemi te puna. U bëj thirrje ministrave dhe të gjithë zyrtarëve relevantë që të veprojnë menjëherë,” përfundoi Rama.

Related

Previous Post

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Vietnam arrin në 90

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.