Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Nga një muaj paraburgim për 15 “manipuluesit e votave” në Malishevë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
29/01/2026
in Lajme
0
Nga një muaj paraburgim për 15 “manipuluesit e votave” në Malishevë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Gjakovë ka nxjerrë vendim duke aprovuar kërkesat e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 15 personave, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të falsifikimit të rezultateve të votimit.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata ka theksuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve për numërimin e votave, me autorizime të marra nga KQZ, në Qendrën Komunale të Numërimit në Malishevë, e vendosur në palestrën e sporteve “Habib Zogaj”, me veprime të kundërligjshme kanë ndërhyrë në procesin e votimit, duke falsifikuar rezultatet e tij, me ç’rast kanë cenuar integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e lirë të votuesve.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi ekziston rreziku real që, nëse gjenden në liri, të njëjtit mund të ndikojnë në dëshmitarë dhe të pengojnë rrjedhën e procedurës penale, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një vepër penale me peshë të rëndë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Me këtë vendim, të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, kohë kjo që do të llogaritet nga dita e arrestimit të tyre e deri me 28 shkurt 2026.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit ligjor.

Related

Previous Post

Kurat Natyrale për Dhimbjen e Kokës: Jo të Gjithë Duhet të Pijnë Shëllirë!

Next Post

Ligjërata e Speciales në “Xhevdet Doda” shkakton reagime të ashpra – aktivitete të ngjashme ishin mbajtur edhe ne Kolegjin AAB, asnjë reagim.

Next Post
Ligjërata e Speciales në “Xhevdet Doda” shkakton reagime të ashpra – aktivitete të ngjashme ishin mbajtur edhe ne Kolegjin AAB, asnjë reagim.

Ligjërata e Speciales në “Xhevdet Doda” shkakton reagime të ashpra – aktivitete të ngjashme ishin mbajtur edhe ne Kolegjin AAB, asnjë reagim.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.