Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

Nga njëri nëntor në tjetrin, çmimet e produkteve bujqësore 20 %më shtrenjtë

Agjencia e Statistikave të Kosovës e cila monitoron çmimet në vazhdimësi, raportoi një rritje të çmime prej gati 20 % nga nëntori i vitit të kaluar. Rritjen më të madhe në kuadër të produkteve bujqësore, e patën ato blegtorale.

rinor_post by rinor_post
08/11/2022
in Ballina
0
Nga njëri nëntor në tjetrin, çmimet e produkteve bujqësore 20 %më shtrenjtë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“ Në tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2022, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 28.47%, krahasuar me periudhën e njëjtë (TM3) të vitit 2021. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 14.22%’, thuhet në publikimin e Institutit të Statistikave të Kosovës.

Sipas të njëjtit raport, Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 19.45%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit  2021.

Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vendet të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Prodhimet, të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale.

Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.

ASK-ja ka bërë ndërrimin e vitit bazë të indeksit nga 2010=100 në 2015=100 sipas metodologjisë së Eurostat-it.

 

 

Related

Previous Post

Ligji që ‘kontrollon tregun’, Ministria e Tregtisë thotë se do të ketë kufizim të sasisë së produkteve për konsumatorët

Next Post

Kurti: 5 mijë të punësuar do të regjistrojnë popullatën

Next Post
Kurti: 5 mijë të punësuar do të regjistrojnë popullatën

Kurti: 5 mijë të punësuar do të regjistrojnë popullatën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.