Në Kosovë po prodhohen pije që po bëhen pjesë e përditshmërisë dhe çdo tryeze. Royal Beverage, kompania vendore me standarde ndërkombëtare, sjell tek konsumatorët brende që kanë fituar miliona admirues në mbarë botën dhe tashmë prodhohen me vulën Made in Kosovo.
RC Cola – legjenda amerikane me histori 120-vjeçare, tani prodhohet edhe në Kosovë. Me recetën origjinale dhe shijen unike, RC Cola ofron klasiken e paharrueshme, shijet tropikale dhe versionin pa sheqer.
Red Rain – pija energjike e gjeneratës aktive, që i përshtatet çdo sfide dhe çdo dite të ngarkuar. Me përmbajtje të balancuar dhe shije dinamike, është zgjedhja e atyre që kërkojnë më shumë nga vetja.
Frostea – çaji i ftohtë me shije frutash mali, që sjell freski natyrale dhe momente relaksi. Një alternativë e shëndetshme për të shijuar kënaqësi të pastër.
Royal Water – uji i pastër me aromë limoni, perfekt për çdo kohë, që ofron freski të lehtë dhe të domosdoshme.
Nga RC Cola te Red Rain, Frostea e deri te Royal Water – të gjitha prodhohen me përkushtim dhe krenari vendore. Royal Beverage tregon se Kosova nuk është vetëm prodhues, por edhe krijues i brendeve që bëhen pjesë e jetës së përditshme.