Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare: “Qytetarët po trajtohen si gomarë”

Enesa Veseli by Enesa Veseli
15/07/2025
in Lajme
0
Ngërçi në Kuvendin e Kosovës tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare: “Qytetarët po trajtohen si gomarë”
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bllokada politike në Kosovë po sjell pasoja të mëdha për shtetin

Ngërçi institucional në Kuvendin e Kosovës, që ka çuar në 46 përpjekje të dështuara për konstituim, ka nisur të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Gazeta gjermane Frankfurter Rundschau, në një artikull të gazetarit Thomas Roser, ka analizuar situatën politike në Prishtinë, duke i adresuar pjesë të fajit edhe kryeministrit në detyrë dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Artikulli përmend gjithashtu protestën simbolike me gomarë të organizuar disa ditë më parë nga avokati Arianit Koci, i cili kishte deklaruar:

“Njerëzit po trajtohen si gomarë nga përfaqësuesit e tyre”.

Ndërkohë, tentativa e 47-të për konstituimin e Kuvendit pritet të ndodhë sot nga ora 11:00, ndërsa përpjekja e 50-të mund të ndodhë të dielën, nëse situata vazhdon pa zgjidhje.

Pa kompromis dhe pa progres

Sipas gazetës gjermane, bllokada ka ardhur për shkak të mungesës së gatishmërisë për kompromis nga ana e VV-së, e cila insiston në kandidaturën e ish-ministres Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, pavarësisht se ajo nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash në asnjë nga përpjekjet e deritanishme.

“VV nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta zëvendësuar kandidaten e saj, ndonëse ajo ka dështuar vazhdimisht,” shkruan gazeta.

Pasojat e bllokadës: Inflacion, paralizë institucionale, mungesë legjislacioni

Artikulli thekson se bllokada po shkakton pasoja serioze për vendin:

  • Asnjë ligj i ri nuk është miratuar

  • Nuk janë ratifikuar marrëveshje ndërkombëtare

  • Nuk janë emëruar drejtues të institucioneve shtetërore

  • Inflacioni ka arritur në 4.3% në qershor, niveli më i lartë në dy vitet e fundit

Afati përfundimtar: 28 korrik

Sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 28 korrik 2025. Nëse kjo nuk ndodh, vendi përballet me rrezikun e zgjedhjeve të parakohshme, por për ironi, parlamenti duhet më parë të konstituohet për të shpërndarë veten.

Related

Previous Post

BE përgatitet për hakmarrje tregtare ndaj SHBA-së: Në lojë miliarda euro dhe “bazuka” e pazbatuar evropiane

Next Post

Presioni i parregulluar i gjakut – një nga shkaqet kryesore të shpërthimit të aneurizmave në tru

Next Post
Presioni i parregulluar i gjakut – një nga shkaqet kryesore të shpërthimit të aneurizmave në tru

Presioni i parregulluar i gjakut – një nga shkaqet kryesore të shpërthimit të aneurizmave në tru

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.