Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi, dyshohet se shiti prona të AKP-së

Lirigzona Nuredini by Lirigzona Nuredini
03/11/2022
in Ballina
0
Ngrihet aktakuzë ndaj një personi, dyshohet se shiti prona të AKP-së
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi që dyshohet se përmes mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare ka shitur prona të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Ai ngarkohet me veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Prezantim i rremë si person zyrtar”.

Në komunikatë thuhet se “sipas aktakuzës, i pandehuri i lartcekur me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, ka mashtruar një numër të të dëmtuarve në qytetin e Tuzllës të Bosnje e Hercegovinës dhe në Podgoricë të Malit të Zi, ku përmes falsifikimit të dokumenteve zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), si dhe prezantimit të rrejshëm si person zyrtar, kinse i autorizuar nga zyrtari i AKP-së, ka shitur dy prona të NSH “Jatex” të Gjakovës, në qytetet e lartcekura, e të cilat prona gjenden nën menaxhimin dhe administrimin e AKP-së”.

Komunikata e plotë:

Aktakuzë ndaj personit i cili përmes mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare kishte shitur pronat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit

Prishtinë, 3  nëntor  2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Sh.M., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi”, nga neni 323 paragrafi 2 të KPRK-së, “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1,  si dhe veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, nga neni 409 paragrafi 2 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri i lartcekur me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, ka mashtruar një numër të të dëmtuarve në qytetin e Tuzllës të Bosnje e Hercegovinës dhe në Podgoricë të Malit të Zi, ku përmes falsifikimit të dokumenteve zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), si dhe prezantimit të rrejshëm si person zyrtar, kinse i autorizuar nga zyrtari i AKP-së, ka shitur dy prona të NSH “Jatex” të Gjakovës, në qytetet e lartcekura, e të cilat prona gjenden nën menaxhimin dhe administrimin e AKP-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri i lartcekur të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë, si dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit.

Related

Previous Post

Punëtorët e sektorit privat në Kosovë kërkojnë 200 euro shtesë nga Qeveria

Next Post

Banka Botërore kundër tërheqjes së kursimeve nga Trusti: Do ta nxiste më tej rritjen e çmimeve

Next Post
Banka Botërore kundër tërheqjes së kursimeve nga Trusti: Do ta nxiste më tej rritjen e çmimeve

Banka Botërore kundër tërheqjes së kursimeve nga Trusti: Do ta nxiste më tej rritjen e çmimeve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.