Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

NISMA voton sikur VV’ja, por jo për Albulena Haxhiun: Koalicioni Kurti-Limaj ka 60 vota

NISMA e Fatmir Limajt gjatë votimeve në seancën konstituive të Kuvendit është rreshtuar me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, duke votuar pro raportit për verifikimin e mandateve edhe në kohën kur e tërë opozita nuk e votoi, shkruan Gazeta Metro.

Valon Arifi by Valon Arifi
20/04/2025
in Lajme
0
NISMA voton sikur VV’ja, por jo për Albulena Haxhiun: Koalicioni Kurti-Limaj ka 60 vota
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Raporti për verifikimin e mandateve mori vetëm 52 vota në seancën e së martës, me 47 deputetë të VV-së që ishin pro, 3 të Nismës dhe 2 të komuniteteve joshumicë.

Fatmir Limaj i doli në krah VV-së, ndonëse partitë e tjera shqiptare ishin kundër. Megjithatë, raporti për verifikimin e mandateve nuk kaloi deri të shtunën, kur të gjitha partitë e votuan raportin në mënyrë unanime.

Sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, këtu u shfaq një shkëputje nga ana e Nismës, e cila nuk votoi për kandidaturën e Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

Në votimin e së shtunës, Haxhiu mori gjithsej 57 vota nga 48 deputetë të VV-së dhe 9 të pakicave etnike. NISMA me 3 deputetët e saj abstenoi.

Sidoqoftë, edhe po të votonte për, prapëseprapë koalicioni VV-NISMA-deputetët joshumicë do të shkonin në 60 vota, një më pak sesa nevojitet për formimin e institucioneve.

Me refuzimin e Duda Baljes që të bëhet pjesë e qeverisë së Albin Kurtit, VV-së i ngushtohet tej mase hapësira për manovrim. Nga deputetët e pakicave që s’vijnë prej Listës Serbe, 9 kanë votuar pro Haxhiut, ndërsa Adem Hodza dhe Duda Balje nuk duket se kanë votë për VV-në.

Pra, VV bashkë me Nismën dhe 9 deputetët joshumicë shkojnë veç në 60 vota, duke mos arritur kështu numrin e nevojshëm prej 61 deputetëve për të formuar qeverinë dhe paraprakisht për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit./gazetametro.net

Related

Previous Post

Ambasada amerikane uron Pashkët për të gjithë kosovarët që festojnë

Next Post

LDK’ja do të bëjë kallëzim penal për çdo vendim të qeverisë pas 27 marsit

Next Post
LDK’ja do të bëjë kallëzim penal për çdo vendim të qeverisë pas 27 marsit

LDK’ja do të bëjë kallëzim penal për çdo vendim të qeverisë pas 27 marsit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.