Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Një ditë e rëndësishme për Preshevën dhe gjithë Luginën

Enesa Veseli by Enesa Veseli
16/07/2025
in Lajme
0
Një ditë e rëndësishme për Preshevën dhe gjithë Luginën

Screenshot

0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Preshevë, 16.07.2025 – Komuna e Preshevës dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi, i cili zyrtarizon bashkërendimin institucional për ndërtimin dhe funksionalizimin e dy institucioneve me rëndësi strategjike për Luginën e Preshevës: Muzeut të Preshevës dhe Shkollës së Muzikës.

Ky projekt i rëndësishëm, i mbështetur financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përfaqëson shumë më tepër se një investim infrastrukturor. Ai është një akt i kujdesit dhe përkushtimit ndaj ruajtjes së identitetit kulturor, ndërtimit të kujtesës kolektive dhe forcimit të shpresës për të ardhmen e brezave në Luginë.

Përkrahja e Republikës së Kosovës për këtë nismë nuk është vetëm financiare, por edhe vëllazërore e kombëtare. Ajo është një mesazh i fuqishëm se Lugina nuk është e harruar dhe se bashkëpunimi ndërinstitucional me vizion është çelësi për kapërcimin e çdo pengese.

Ky Memorandum shënon një hap të parë domethënës drejt fuqizimit të infrastrukturës kulturore dhe arsimore në Luginë – një fillim i mbarë që hap rrugën për projekte të tjera zhvillimore në të ardhmen.

Related

Previous Post

Kjo është vetura në të cilën dyshohet se ka mjet shpërthyes- mërgimtari e lajmëroi Policinë

Next Post

Tragjedia në Potam: Shpallen të pafajshëm pesë policët, familjarët të zhgënjyer

Next Post
Tragjedia në Potam: Shpallen të pafajshëm pesë policët, familjarët të zhgënjyer

Tragjedia në Potam: Shpallen të pafajshëm pesë policët, familjarët të zhgënjyer

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.