Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Një grua, një mision, një komunitet — Kandidatura e angazhimit të sinqertë të Laura Kelmendi Nezirit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
08/10/2025
in Lajme
0
Një grua, një mision, një komunitet — Kandidatura e angazhimit të sinqertë të Laura Kelmendi Nezirit
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fushë Kosova është një nga komunat me rritje më të shpejtë në Republikën e Kosovës, e cila është shndërruar edhe në vendbanimin e mijëra qytetarëve nga Lugina e Preshevës, të cilët prej vitesh jetojnë, punojnë dhe kontribuojnë për zhvillimin e këtij qyteti.

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, shqiptarët me prejardhje nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja jo vetëm që janë pjesë e këtij realiteti, por janë edhe të angazhuar për ta përfaqësuar denjësisht atë. Një nga zërat më të fortë të këtij komuniteti është Laura Kelmendi Neziri, kandidate për Asamblenë Komunale të Fushë Kosovës, me numrin 12 në listën e PDK-së (191), që udhëhiqet nga kandidati për kryetar, Rrahim Tërrnava.

Laura Kelmendi Neziri, e shkolluar në Prishtinë, ka përfunduar studimet në drejtimin për Gjuhë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ndërsa aktualisht është në përfundim të studimeve për Administratë Publike. Si nënë e dy fëmijëve, Laura shquhet si aktiviste e punëve vullnetare dhe iniciativave humanitare. Përmes përfaqësimit dinjitoz ndër vite në Këshillin e Prindërve të shkollës më të madhe në Fushë Kosovë, “Mihal Grameno”, ajo ka ndërtuar një profil të fuqishëm publik.

“Kandidatja jonë për Asamblenë Komunale është një grua me përgatitje shkollore dhe profesionale për të kontribuar dhe përfaqësuar me dinjitet interesat e nënave, nxënësve, mësimdhënësve dhe të gjithë qytetarëve në fushën e arsimit”, – tha kandidati për kryetar nga PDK, Rrahim Tërrnava.

Laura Kelmendi Neziri synon që përmes angazhimit të saj të përfaqësojë zërin e të gjithë qytetarëve të Fushë Kosovës në Asamblenë Komunale, me fokus të veçantë në fushën e arsimit.

“Arsimi, si një e drejtë themelore dhe thelbësore për secilin, është prioriteti im. Zotohem që përmes angazhimit tim të punojmë për ta rikthyer dinjitetin e mësimdhënësve, të fuqizojmë prindërit në shkolla, të nxisim motivimin e nxënësve dhe të rrisim sigurinë e tyre – dhe këtë do ta bëjmë bashkërisht”, – tha ajo në një takim me komunitetin e Luginës në Fushë Kosovë.

Ajo shtoi se, në bashkëpunim me çdo qytetar të Fushë Kosovës, do të bëjë që kjo komunë të jetë një model i arsimit cilësor, përfaqësimit të drejtë dhe gjithëpërfshirës. “Ne, për herë të parë, premtojmë që gjatë këtij mandati do të themelojmë Qendrën për Gjithëpërfshirje, e cila do t’u shërbejë kryesisht nxënësve me nevoja të veçanta, atyre që kanë ngecje në mësimnxënie, si dhe do të kontribuojë në avancimin e arsimimit të përfaqësuesve të komunitetit RAE, duke synuar minimizimin e braktisjes së hershme të shkollimit”, – theksoi Laura Kelmendi Neziri.

Në përkrahje të kandidaturës së saj para Luginasve në Fushë Kosovë, folën edhe Enver Hoxha, Abelart Tahiri dhe udhëheqës të tjerë të PDK-së, që ishin pjesëmarrës në këtë takim.

Laura Kelmendi Neziri ftoi të pranishmit që për zgjedhjet lokale për Fushë Kosovë të përkrahin kandidaturën e saj dhe t’i bashkohen përmes rrjeteve sociale, ndërsa më 12 tetor të votojnë për Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 191 dhe njëkohësisht për numrin 12 në listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale./ Qendra.INFO

Related

Previous Post

“Mos ma prishni ditën”: Osmani nervozohet kur pyetet për ndërhyrjen e Vuçiqit në zgjedhje siç tha Kurti

Next Post

Uran Ismaili me Shoqatën e Kiosqeve: Pjesë e pandashme e imazhit të ri të Prishtinës

Next Post
Uran Ismaili me Shoqatën e Kiosqeve: Pjesë e pandashme e imazhit të ri të Prishtinës

Uran Ismaili me Shoqatën e Kiosqeve: Pjesë e pandashme e imazhit të ri të Prishtinës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.