Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Një kosovar në Zvicër akuzohet se udhëhoqi një grup xhihadist

Valon Arifi by Valon Arifi
08/07/2025
in Lajme
0
Një kosovar në Zvicër akuzohet se udhëhoqi një grup xhihadist
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra Federale e Prokurorit në Zvicër ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi të Kosovës nën dyshimet se ka qenë udhëheqës i degës zvicerane të një organizate terroriste nga Kosova.

I njohur si “emir”, ai dyshohet se ka qenë aktiv edhe në lidershipin e kësaj organizate.
I akuzuari dyshohet se ka kryer aktivitete të ndryshme me qëllim indoktrinimin, financimin dhe rekrutimin e anëtarëve të rinj në emër të organizatës terroriste, kryesisht me fokus në rajonin e Gjenevës. Këtë dyshohet se e ka kryer me ndihmën e një personi tjetër me dyshtetësi – zvicerane dhe maqedonase – ndaj të cilit po ashtu është ngritur aktakuzë.

Sipas njoftimit të kësaj prokurorie, të akuzuarit dyshohen se janë angazhuar në aktivitete propagandistike për ideologjinë e organizatës terroriste “Shteti Islamik”, nëpërmjet takimeve të rregullta.

Shtetasi i Kosovës, 36-vjeçar, dhe 33-vjeçari me shtetësi zvicerano-maqedonase, ishin arrestuar më 1 shtator 2022. Hetimet ishin zhvilluar nga korriku i 2021-s.
Siç shkruhet në njoftimin e autoriteteve zvicerane, organizata terroriste në qendër të akuzës ishte themeluar pasi autoritete e Kosovës kishin shuar shoqatën “Këshilla” më 2014 dhe 2015. Sipas aktakuzës, qëllimi i organizatës ka qenë nxitja e sa më shumë besimtarëve për kauzën e saj dhe ideologjinë salafist-xhihadiste, identike me atë të Shtetit Islamik.

Aty thuhet se në periudhën 2014-2015, disa burra shqipfolës, përfshirë dy të akuzuarit, kishin bashkuar forcat për të formuar grupin. Shtetasi i Kosovës u zgjodh “emir” i degës në Gjenevë.

Që prej vitit 2016, dega në Gjenevë u fokusua në financimin e organizatës – në shkallë prej 64 mijë deri 77 mijë euro. Shtetasi i Kosovës dyshohet se ka mbledhur para nga anëtarët në Gjenevë dhe më pas i ka transferuar në Kosovë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme. Të akuzuarit dyshohen edhe për dhënie të ryshfetit për të shmangur ndjekjen penale, raporton Koha.net, përcjell Periskopi

Related

Previous Post

Janë ndarë 500 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për studentët shqiptarë – bursa të barabarta pa kritere meritore

Next Post

Hajdari i reagon Lladrovcit: Të ka kap paniku, do të fitoj në raund të parë ndaj teje!

Next Post
Hajdari i reagon Lladrovcit: Të ka kap paniku, do të fitoj në raund të parë ndaj teje!

Hajdari i reagon Lladrovcit: Të ka kap paniku, do të fitoj në raund të parë ndaj teje!

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.