Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

26/08/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit Lubisha Milkoviq, i dyshuar për veprat penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake, pas seancës dëgjimore vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Milkoviq.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 29.05.2023, në intervalin kohor duke filluar nga ora 06:00 e deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin në të cilin gjendet objekti i Komunës së Zveçanit, i pandehuri L. M., në koordinim me shumë të dyshuar të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, kanë marrë pjesë aktive në grupin e personave me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze, në atë mënyrë që përmes përdorimit të dhunës kanë tentuar që të pengojnë vendosjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës në komunat veriore të vendit, ashtu që edhe përkundër urdhrave të ushtarëve të misionit paqeruajtës të KFOR-it për shpërndarje të qetë të turmës dhe refuzim të hyrjes në objektin e komunës, të pandehurit kishin filluar që të ushtrojnë dhunë të pakontrolluar, me mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe me armë zjarri, nga të cilat janë lënduar të paktën 30 (tridhjetë) pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, 3 (tre) nga ta nga predhat e armëve të zjarrit, si dhe duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it, Policisë së Kosovë, si dhe në veturat e gazetarëve të cilët kanë mbuluar ngjarjet e kësaj dite, të cilat përfshijnë djegien e plotë të disa automjeteve ose dëmtimin fizik në masë të madhe”, thuhet në njoftim.

Gjykata thekson se vlerësoi se pesha e veprave penale është e natyrës së rëndë dhe komplekse, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

“Gjykata konstatoj se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri L.M. nëse gjendet në liri, mund të arratiset duke pasur parasysh faktin se ai ka shtetësinë e Serbisë, ka vendbanimin e përhershëm në Serbi, andaj ka gjasa reale se mund të arratiset dhe mund të jetë i pa arritshëm për fazat tjera të procedurës penale. Gjithashtu nëse i pandehuri lihet në liri paraqet rrezik real se i njëjti mund t’i asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprave penale, ose të pengojë rrjedhën normale të hetimeve, e veçmas mund të ndikojë tek bashkëkryesit tjerë si dhe mund të ndikojë në dëshmitarë dhe persona të tjerë”, njofton Gjykata.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Related

Previous Post

Slavko Simiqi i Listës Srpska nuk merr votat për nënkryetar

Next Post

Parandalohet kontrabanda e 40 kecave, Policia jep detaje

Next Post
Parandalohet kontrabanda e 40 kecave, Policia jep detaje

Parandalohet kontrabanda e 40 kecave, Policia jep detaje

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Publikohet momenti i vrasjes në Gjilan (VIDEO)

Publikohet momenti i vrasjes në Gjilan (VIDEO)

12/08/2025
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Kryeministri Kurti pret Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp

Kryeministri Kurti pret Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp

26/08/2025
Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan me superprodekan – punëtor i Serbisë ditën, zyrtar i Kosovës natën, rekordmen i shkeljes së ligjit

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan me superprodekan – punëtor i Serbisë ditën, zyrtar i Kosovës natën, rekordmen i shkeljes së ligjit

26/08/2025
Presidentja e Kosovës Mirëpret Zhbllokimin e Procesit Parlamentar dhe Urimet për Kryesinë e Re të Kuvendit

Presidentja e Kosovës Mirëpret Zhbllokimin e Procesit Parlamentar dhe Urimet për Kryesinë e Re të Kuvendit

26/08/2025
“Rrezik i lartë!” – Trump me mesazh të shkurtër para samitit me Putinin

Sulmi i Trump ndaj Rezervës Federale Shkakton Alarmin e Evropës për Stabilitetin Ekonomik Global

26/08/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Kryeministri Kurti pret Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp

Kryeministri Kurti pret Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp

26/08/2025
Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan me superprodekan – punëtor i Serbisë ditën, zyrtar i Kosovës natën, rekordmen i shkeljes së ligjit

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan me superprodekan – punëtor i Serbisë ditën, zyrtar i Kosovës natën, rekordmen i shkeljes së ligjit

26/08/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info