Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Një vit nga takimi i fundit i Thaçit me babanë e tij në spital: Në spital të thashë lamtumirë, nga Haga të them mirupafshim në parajsë!

Enesa Veseli by Enesa Veseli
13/03/2026
in Lajme
0
Një vit nga takimi i fundit i Thaçit me babanë e tij në spital: Në spital të thashë lamtumirë, nga Haga të them mirupafshim në parajsë!
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot bëhet një vit nga momenti kur ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u lirua përkohësisht nga paraburgimi i Dhomave të Specializuara në Hagë për të vizituar babanë e tij, Haxhi Thaçin, i cili ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Vizita e Thaçit në Kosovë atëherë ishte e shkurtër dhe u realizua nën masa të rrepta sigurie, ndërsa takimi me babanë e tij u konsiderua një moment i rëndë dhe emocional për familjen.

Vetëm disa ditë pas kësaj vizite, Haxhi Thaçi ndërroi jetë.

“Në spital të thashë lamtumirë, babë! Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë!”, ishte mbishkrimi i kurorës që u dërgua nga Thaçi në ditën e varrimit të Haxhi Thaçit.

Ky akt u përjetua me ndjenja të forta edhe nga shumë qytetarë në Kosovë, të cilët e panë moslirimin e Thaçin në ditën e varrimit si një akti jonjerëzor nga ana e Gjykatës Speciale.

Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar dhe tani janë në pritje të vendimit. Gjykata tashmë është tërhequr për të marrë vendimin përfundimtar, i cili pritet të shpallet në periudhën në vijim.

Në Kosovë, pritja për këtë vendim shoqërohet me interes të madh publik, ndërsa shumë qytetarë dhe përfaqësues politikë kanë shprehur besimin e tyre në pafajësinë e ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe në karakterin çlirimtar të luftës së saj.

Procesi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së konsiderohet një nga çështjet më të rëndësishme gjyqësore që lidhen me periudhën e luftës në Kosovë, ndërsa vendimi i gjykatës pritet të ketë jehonë të gjerë politike dhe shoqërore në vend.

 

 

Related

Previous Post

Babai i Gjestit shihet jashtë Gjykatës ku po mbahet seanca ndaj artistit kosovar.

Next Post

Xheneta Fetahu reagon për arrestimin e Gjestit: Kur presioni rritet edhe kufizimet shtohen, situatat shpërthejnë

Next Post
Xheneta Fetahu reagon për arrestimin e Gjestit: Kur presioni rritet edhe kufizimet shtohen, situatat shpërthejnë

Xheneta Fetahu reagon për arrestimin e Gjestit: Kur presioni rritet edhe kufizimet shtohen, situatat shpërthejnë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.