Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka kritikuar publikisht dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke e cilësuar sjelljen e tyre si të papranueshme dhe në kundërshtim me interesat politike të partisë.
Sipas Nurës, në vend se të kontribuonin në mbrojtjen e qëndrimeve të PDK-së dhe të reagojnë ndaj, siç i quajti ai, fyerjeve dhe sulmeve të përsëritura nga përfaqësues të Vetëvendosjes në mbledhjet e KQZ-së, përfaqësuesit e PDK-së nuk kanë arritur të mbrojnë dinjitetin dhe pozicionet politike të subjektit.
“Sjellje të tilla dëmtojnë imazhin dhe besueshmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës në një institucion të rëndësishëm siç është KQZ-ja”, ka shkruar Nura, duke shtuar se pritet përgjegjësi dhe qartësi në përfaqesimin e partisë në institucione.
PDK-ja aktualisht përfaqësohet në KQZ nga Ilir Gashi dhe Arianit Elshani.

