Nxënësit e tri shkollave të mesme në Skenderaj, ajo teknike dhe profesionale “Anton Çetta”, si dhe Gjimnazi “Hamëz Jashari”, kanë mbajtur sot një aksion simbolik në sheshin “Adem Jashari”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen tashmë prej pesë vitesh në paraburgim në Hagë.
Vetëm tri ditë më parë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar dënim me nga 45 vjet burgim për secilin prej tyre.
Sipas pamjeve të dërguara nga gazetarja e Klan Kosova, Amantina Hasani, nxënësit mbanin në duar fotografi të ish-krerëve të UÇK-së si dhe pankarta me mbishkrime në mbështetje të UÇK-së./Klankosova.tv


