Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Oda Amerikane në Kosovë i kërkon qeverisë t’i heqë tarifat për produktet nga SHBA’ja

Pas vendosjes së tarifave 10% nga administrata Trump, Oda Amerikane në Kosovë përmes një deklarate ka kërkuar që qeveria të shqyrtojë heqjen në tërësi të tarifave doganore për produktet Amerikane.

Valon Arifi by Valon Arifi
03/04/2025
in Lajme
0
Oda Amerikane në Kosovë i kërkon qeverisë t’i heqë tarifat për produktet nga SHBA’ja
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në deklaratë thuhet edhe se heqja e kësaj tarife do të përfaqësonte të hap të rëndësishëm dh proaktiv drejt zgjerimit të marrëdhënieve tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

‘‘Derisa Kosova, për disa vite ka përfituar nga trajtimi pa doganë i më shumë se 3,500 produkteve në kuadër të Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave të SHBA-së (GSP), mallrat amerikane të eksportuara në Kosovë kanë vazhduar të jenë subjekt i taksave doganore’’, thuhet në komunikatë.
Tutje, në komunikatën e Odes Amerikane thuhet edhe se kjo masë do të shërbente si një demonstrim i qartë i gatishmërisë së Kosovës për të thelluar lidhjet ekonomike dypalëshe.

Po ashtu, Oda Ekonomike Amerikane ka inkurajuar Qeverinë që të veprojë me vendosmëri në këtë drejtim.

Komunikata:

Kosova të shqyrtojë heqjen e tarifave doganore për produktet Amerikane

Prishtinë, 3 prill 2025 – Në dritën e vendimit të fundit të administratës amerikane për prezantimin e një strukture të re tarifore për mallrat e importuara, e cila afekton edhe Kosovën, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë beson se ky është momenti i duhur që Kosova të shqyrtojë zbatimin e një aranzhimi të njëanshëm preferencial tregtar për Shtetet e Bashkuara, duke hequr në tërësi tarifat doganore për mallrat e importuara nga ky vend.

Derisa Kosova, për disa vite ka përfituar nga trajtimi pa doganë i më shumë se 3,500 produkteve në kuadër të Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave të SHBA-së (GSP), mallrat amerikane të eksportuara në Kosovë kanë vazhduar të jenë subjekt i taksave doganore. Heqja e kësaj tarife do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm dhe proaktiv drejt zgjerimit të marrëdhënieve tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat mbeten partneri më i afërt strategjik dhe ekonomik i Kosovës.

Kjo masë do të shërbente si një demonstrim i qartë i gatishmërisë së Kosovës për të thelluar lidhjet ekonomike dypalëshe dhe përkushtimin e saj ndaj vlerave të përbashkëta të tregtisë së lirë dhe të drejtë. Ajo gjithashtu do të ndihmonte në pozicionimin e favorshëm të Kosovës në përpjekjet e ardhshme për të ndjekur një marrëveshje formale të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë inkurajon Qeverinë e Kosovës që të veprojë me vendosmëri në këtë drejtim dhe rikonfirmon gatishmërinë e saj për të mbështetur përpjekjet institucionale që synojnë rritjen e bashkëpunimit ekonomik, tërheqjen e investimeve amerikane dhe krijimin e qasjes më të madhe në treg për bizneset kosovare dhe amerikane.

Related

Previous Post

Dokument: Sali Berisha vendosi per mbylljen e Shkolles Ushtarake “Skenderbej”

Next Post

“Paqja nuk vjen falas”, mesazhi i ambasadës së SHBA: Aleatët e NATO-s duhet të investojnë në sigurinë e tyre

Next Post
“Paqja nuk vjen falas”, mesazhi i ambasadës së SHBA: Aleatët e NATO-s duhet të investojnë në sigurinë e tyre

“Paqja nuk vjen falas”, mesazhi i ambasadës së SHBA: Aleatët e NATO-s duhet të investojnë në sigurinë e tyre

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.