Prishtinë, 17 Korrik 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ka nisur një operacion të gjerë kundër dyshimeve për spiunazh.
Sipas njoftimit zyrtar, ky operacion po zhvillohet nën udhëheqjen e Prokurorisë dhe ka për qëllim hetimin e veprës penale të spiunazhit. Për shkak të natyrës së ndjeshme të rastit, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të hollësishme, por theksojnë se informacionet e mëtejshme do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit.
Zyra e Prokurorit të Shtetit ka deklaruar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Komunikatë e përbashkët… – Inspektorati Policor i Kosovës | Facebook