Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Opozita” optimiste: 28 dhjetori do të krijojë një realitet të ri, ne do ta formojmë qeverinë e re

Enesa Veseli by Enesa Veseli
27/12/2025
in Lajme
0
“Opozita” optimiste: 28 dhjetori do të krijojë një realitet të ri, ne do ta formojmë qeverinë e re
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë janë shprehur optimiste për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Zyrtarët e këtyre partive janë shprehur të bindur se më nuk do të këtë Qeveri Kurti.

Ata kanë bërë me dije se qeveria e re pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit do të formohet pa Lëvizjen Vetëvendosje.

I bindur për këtë është shprehur kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i cili është edhe kandidat për kryeministër.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka thënë se zgjedhjet e 28 dhjetorit do të krijojnë një realitet të ri.

“Pritjet janë optimiste. Unë gjithmonë jam optimist por jam edhe racional. Unë jam i bindur që rezultati i 28 dhjetorit do të krijojë situatë ku partitë që kanë qenë në opozitë të jenë në pozicion të favorshëm për ta krijuar qeverinë e ardhshme të Republikës Kosovës. Do të jetë situatë më e favorshme se shkurti i këtij viti.”, ka thënë Hamza.

Sipas tij, PDK-ja jo vetëm që do të forcohet në këto zgjedhje, por do ta udhëheqë edhe ekzekutivin e ardhshëm.

“Unë jam i bindur që Partia Demokratike e Kosovës do ta udhëheqë Qeverinë e Republikës së Kosovës.”, është shprehur ai.

I pyetur drejtpërdrejt nëse beson se Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër, Hamza e artikuloi pa ekuivok ambicien politike.

“Unë besoj që qeveria e ardhshme do të jetë nga partitë që kanë qenë në opozitë dhe normalisht që kryeministri do të jetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, e në këtë rast jam unë”, ka thënë Hamza.

Njëjtë mendon edhe AAK-ja. Nënkryetari i kësaj partie, Ardian Gjini, ka thënë se qëndrim i AAK-së është që qeveria e ardhshme të formohet nga partitë që kanë qenë në opozitë.

Gjatë një interviste në Pressing në T7, ai ka thënë se vetëm në këtë mënyrë Kosova do të dilte në binar.

“Në AAK e kemi pas një grup parlamentar që ka qenë i zëshëm. Ne në AAK mendojmë që qeveria e ardhshme duhet me qenë qeveri e partive që kanë qenë në opozitë mandatin e kaluar. Po mendojmë që Kosova duhet me dalë në binarë të tjerë, kur je në tren të gabuar krejt stacionet kanë me qenë të gabuara. Po besojmë ky drejtim është i gabuar”, ka thënë Gjini.

Edhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, mendon që Kosova mund të kthehet në rrugën e duhur vetëm me një qeveria pa VV-në.

Ai ka vlerësuar se fitorja e partive tradicionale të Kosovës dhe humbja e VV-së në zgjedhjet e nesërme është mundësi për ta kthyer Kosovën në rrugë të mbarë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka ftuar qytetarët që nesër të votojnë LDK-në dhe partitë tradicionale.

“Klika e Albin Kurtit, e VV-së dhe e partnerëve të saj, paraqet rrezik ekzistencial për shtetin tonë. Ka dhënë dëshmi të bollshme në këto pesë vjet: i ka varfëruar qytetarët, e ka izoluar vendin, i ka sjellë sanksione ndërkombëtare Kosovës. Fitorja e partive tradicionale të Kosovës në zgjedhjet nacionale nesër – humbja e Qeverisë që e katandisi vendin – do të thotë mundësi për ta kthyer Kosovën në rrugë të mbarë të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik, të integrimeve euro-atlantike, prej të cilave na ka larguar kjo kastë pushtetore anti-demokratike. Prandaj, nesër, të votohet masivisht për Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partitë e tjera tradicionale shqiptare që e kanë bërë dhe e duan shtetin e Kosovës”, ka shkruar Hamiti.

Related

Previous Post

Shkelzen Maliqi i reagon Hekuran Muratit: Idioti, me paratë tona na kërcënoi se jep e ç’jep, ndaljani nesër pagën

Next Post

Polonia ngre në ajër avionët luftarakë, pas sulmeve ruse ndaj Kievit

Next Post
Polonia ngre në ajër avionët luftarakë, pas sulmeve ruse ndaj Kievit

Polonia ngre në ajër avionët luftarakë, pas sulmeve ruse ndaj Kievit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.