Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Osmani: BE-ja ka bërë thirrje për përgjegjësi, por pas sulmit serb në Banjskë ka pasur zero veprim

Enesa Veseli by Enesa Veseli
02/10/2025
in Lajme
0
Osmani: BE-ja ka bërë thirrje për përgjegjësi, por pas sulmit serb në Banjskë ka pasur zero veprim
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Kopenhaga ka kërkuar që Bashkimi Evropian të ndërmarrë veprime konkrete ndaj Serbisë, dy vjet pas sulmit terrorist në Banjskë.

“Posa shënuam 2-vjetorin e agresionit serb në shtetin tim, në veri të shtetit tim. Bashkimi Evropian në vazhdimësi ka bërë thirrje për përgjegjësi, por deri tani ka pasur zero përgjegjësi. Është koha për të vepruar në atë që thuhet – walk the talk”, tha Osmani para mediave.

Ajo theksoi se kërcënimet kryesore të sigurisë për kontinentin mbeten Rusia dhe Serbia. Sipas saj, Serbia po kopjon politikat agresive të Moskës, duke e trajtuar Kosovën dhe fqinjët e tjerë si shtete “joekzistente”.

“Serbia është kopje e lojës ruse, e për fat të keq e mbështetur nga vetë Rusia. Rusia flet për ‘botën ruse’, Serbia për ‘botën serbe’, duke përdorur të njëjtat metoda”, deklaroi presidentja.

Osmani paralajmëroi se mungesa e ndikimit perëndimor në rajon po hap hapësirë për aktorë të dëmshëm si Rusia, Kina dhe Irani, ndërsa theksoi se zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për stabilitetin.

Related

Previous Post

Fusnota ndjek Kosovën edhe në Kopenhagë: Osmani në samitin europian

Next Post

“Kriza në Gaza: Anija Humanitare ‘Mikeno’ thyen bllokadën pas 16 Vitesh”

Next Post
“Kriza në Gaza: Anija Humanitare ‘Mikeno’ thyen bllokadën pas 16 Vitesh”

"Kriza në Gaza: Anija Humanitare ‘Mikeno’ thyen bllokadën pas 16 Vitesh"

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.