Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Osmani e thotë sërish: Trump e parandaloi personalisht eskalimin e Serbisë në kufirin me Kosovën

Enesa Veseli by Enesa Veseli
12/07/2025
in Lajme
0
Osmani e thotë sërish: Trump e parandaloi personalisht eskalimin e Serbisë në kufirin me Kosovën
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përsëritur deklaratën se ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka luajtur një rol personal në parandalimin e një përshkallëzimi nga ana e Serbisë në kufirin me Kosovën.

Gjatë një diskutimi në Hudson Institute në SHBA, Osmani tha se Trump ka ndaluar atë që e përshkroi si përpjekje të Beogradit për eskalim në kufi.

“Siç e ka thënë Presidenti Trump, ai e ka parandaluar një tension, e ka parandaluar një eskalim – atë që Serbia po përpiqej ta bënte në kufirin me Kosovën. Ishte angazhimi i tij personal dhe roli i tij që e parandaloi, dhe kjo është një dëshmi e lidershipit të vërtetë në ruajtjen e paqes”, u shpreh Osmani.

Ajo shtoi se paqja nuk duhet të merret si e mirëqenë dhe se roli i Shteteve të Bashkuara është jetik për ruajtjen e saj, veçanërisht në rajonin e Ballkanit.

Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA, ku ka zhvilluar takime në Departamentin e Shtetit dhe në qendra të njohura kërkimore që merren me çështjet e politikës së jashtme dhe Ballkanit.

Ndërkohë, këto deklarata nuk janë komentuar nga Qeveria e Kosovës. Ministri i Brendshëm në largim, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se për këtë çështje “duhet pyetur Presidentja”.

Related

Previous Post

Protestë në Lipjan pas vdekjes tragjike të Agon Zejnullahut

Next Post

Hoti i reagon Osmanit për Marrëveshjen e Uashingtonit: “Hipokrizi dhe përvetësim politik”

Next Post
Hoti i reagon Osmanit për Marrëveshjen e Uashingtonit: “Hipokrizi dhe përvetësim politik”

Hoti i reagon Osmanit për Marrëveshjen e Uashingtonit: “Hipokrizi dhe përvetësim politik”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.