Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Osmani: Mund t’i drejtohem Kushtetueses shumë shpejt nëse s’konstituohet Kuvendi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar dërgimin e një lënde të re në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe kërkesës së kësaj gjykate për afatin 30-ditor të krijimit të Kuvendit.

Valon Arifi by Valon Arifi
04/07/2025
in Lajme
0
Osmani: Mund t’i drejtohem Kushtetueses shumë shpejt nëse s’konstituohet Kuvendi
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse Kuvendi nuk konstituohet shpejt, ajo ka bërë me dije se do t`i tregohet Kushtetuese për të kërkuar sqarim në lidhje me afatin prej 30 ditësh, i cili përmendet në aktgjykim.

Ajo ka deklaruar se Kushtetuesja duhet të sqarojë se cilat janë pasojat juridike nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit që është përmendur në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ajo çka e kam përmendur është që kur diçka është e detyrueshme në aspektin kushtetues, do të thotë se moskryerja e detyrimit nuk ec pa pasoja – do të ketë pasoja juridike. Nuk është që ne mund të presim që Gjykata do të thotë: mirë, pas 30-ditësh vazhdoni njësoj. Nuk pres që do të ketë diçka të tillë. Unë planifikoj, në qoftë se nuk ka konstituim të Kuvendit shumë shpejt, që t’i drejtohem Gjykatës me kërkesë për sqarim, lidhur me atë se çka pas 30 ditësh. Sepse dua të sqarohet se cila është pasoja juridike e moskryerjes së detyrimit kushtetues të konstituimit të Kuvendit brenda 30 ditësh”, ka thënë presidentja, pas ceremonisë së betimit të 18 kadetëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton Nacionale.

Ajo ka bërë më dije se nuk e di nëse PDK-ja dhe LDK-ja do të kërkojnë nga Kushtetuesja masë të përkohshme për të pezulluar mbajtjen e seancës konstituive çdo 48 orë.

“I kemi edhe dy ose tri lëndë të reja në Gjykatën Kushtetuese rreth mënyrës së votimit. Nuk e di nëse në këto lëndë është kërkuar masë e përkohshme që të mos ecë afati, nëse nuk ka masë të përkohshme për mosrrjedhjen e afatit, neve na kanë mbetur më pak se 25 ditë dhe aktgjykimi i Gjykatës nuk e lejon si opsionale konstituimin brenda 30 ditësh, por e qartësoj duke marrë për bazë edhe interpretime të shteteve të ndryshme në sistem të ngjashëm kushtetues, e sa herë që kjo është e detyrueshme”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka folur edhe për votimin e fshehtë në procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Ajo ka vlerësuar se votimi i fshehtë për kryetar të Kuvendit lejohet, por ai duhet të bëhet me konsensus të të gjithë deputetëve.

E para e vendit ka vlerësuar se për ndryshim të votimit duhet të ketë vendim të seancës, duke u pyetur deputetët.

“Lejohet si mundësi por duhet me pas vendim të seancës, të pyeten deputetët”, ka thënë Osmani.

Ndër të tjera, Osmani ka folur edhe për takimet që ka pasur me liderët e partive politike.

“Kemi pasur takime të mira, por natyrisht që partitë kryesore i kanë qëndrimet ende diametralisht të kundërta, por kjo nuk do të thotë që brenda këtij afati nuk do të ketë afrim. Ka disa gjëra që mund të ketë afrim. Bllokada e tanishme te lloji i votimit është shumë, shumë jo racionale”, ka thënë Osmani.

Partia Demokratike e Kosovës dje ka dorëzuar një lëndë të re në Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së tri seancave të mbajtura pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kurse, Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se sot do ta dorëzojë në Kushtetuese një lëndë të re, i cili po ashtu ka të bëj me moszbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Related

Previous Post

Gruaja në fotografi po kërkohet nga policia për vjedhje

Next Post

Historia e dhimbshme e burrit që dyshohet se i dha fund jetës në stacionin policor në Suharekë

Next Post
Historia e dhimbshme e burrit që dyshohet se i dha fund jetës në stacionin policor në Suharekë

Historia e dhimbshme e burrit që dyshohet se i dha fund jetës në stacionin policor në Suharekë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.