Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ndikimi i Rusisë në Kosovë është “zero”. Ajo i bëri këto komente gjatë një konference për media pas takimit me presidentin e Letonisë.
E pyetur për raportet Kosovë–Serbi dhe për përpjekjet destabilizuese të Rusisë në rajon, Osmani theksoi se Kosova nuk ndikohet nga influenca ruse, ndryshe nga Serbia.
“Ndikimi i Rusisë në Kosovë është zero,” deklaroi ajo. “Por këtë nuk mund ta them për shtetin fqinj, Serbinë, e cila është kthyer në satelit të Rusisë,” shtoi presidentja.
Deklaratat e Osmanit vijnë në një kohë kur tensionet në rajon dhe raportet me Serbinë janë rikthyer në vëmendje, mes thirrjeve ndërkombëtare për ruajtje të stabilitetit dhe rikthim në dialog konstruktiv.