Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Osmani në Fox News: Në maj të këtij viti kishte përpjekje tensioni nga Serbia – Trump e parandaloi

Presidentja Vjosa Osmani në një intervistë për Fox News ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, ka qenë i suksesshëm në parandalimin e konflikteve dhe tha se këtë e bëri edhe në rastin e Kosovës.

Enesa Veseli by Enesa Veseli
23/09/2025
in Lajme
0
Osmani në Fox News: Në maj të këtij viti kishte përpjekje tensioni nga Serbia – Trump e parandaloi
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Ballkani ishte historia numër një dhe konflikti numër një në Europë. Dhe pothuajse pati një konflikt përsëri në qershor me Serbinë, apo jo?”, e pyeti gazetari i Fox News Osmanin.

“Pra, siç e dini, ne kemi një fqinj që i pëlqen të shkaktojë probleme herë pas here. Serbia, në të kaluarën, shkaktoi një numër konfliktesh në Ballkanin Perëndimor, sepse udhëhiqej nga Kasapi i Ballkanit, nga Millosheviqi…Por çështja është se atje ende ka njerëz në udhëheqjen e Serbisë të cilët pëlqejnë të kapen pas së kaluarës dhe të na kthejnë të gjithëve në të kaluarën, ndërkohë që ne duam të shohim drejt së ardhmes. Presidenti Trump na ka ndihmuar shumë në mbështetje të paqes, për ta ruajtur paqen dhe për të shpëtuar jetë”.

 

“Dhe ju mendoni se ai e bëri këtë në qershor duke ndërhyrë, apo jo?”, u pyet Osmani.

“Pra, ne kemi pasur një numër tensionesh në vitet e fundit. Për shembull, në shtator 2023 pati një akt agresioni nga Serbia kundër Republikës së Kosovës. Ne arritëm ta zmbrapsim atë me mbështetjen e aleatëve tanë të NATO-s. Megjithatë, ekziston një kërcënim i vazhdueshëm që vjen nga Serbia. Në majin e kaluar, padyshim, pati një tjetër përpjekje tensioni, nëse mund ta quaj kështu. Dhe kjo administratë ka bërë një punë të mrekullueshme për të parandaluar që këto të përshkallëzohen. Thjesht duke u përpjekur të jenë një hap përpara”, tha Osmani.

Ajo shtoi se parandalimi ka qenë çelësi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Presidenti gjithmonë ka qenë një udhëheqës që flet me qartësi, forcë dhe bindje. Ndërsa ai del sot në skenë në Kombet e Bashkuara, ne presim një mesazh të fortë të paqes përmes forcës, që ka dhënë rezultate në pjesën tonë të Europës. Sepse ky është i vetmi mesazh që autokratët dhe liderët e çmendur anembanë botës, të cilët duan të vrasin dhe të shkaktojnë vuajtje, e kuptojnë. Dhe Presidenti Trump, siç thashë, ka qenë shumë i suksesshëm në parandalimin e përshkallëzimeve të mëtejshme dhe në parandalimin e luftërave të tjera. Thjesht imagjinoni, e dini, ne jemi një vend ku çdo brez para fëmijëve tanë është dashur të kalojë nëpër një luftë. Gjyshërve tanë i është dashur të kalojnë nëpër një luftë. Prindërve tanë, neve vetë na është dashur kalojmë nëpër një luftë gjenocidale. Dhe fëmijët tanë tani mund të shkojnë në shtrat pa zhurmën e armëve dhe pa frikën që ne e kishim kur u rritëm si fëmijë të luftës, falë udhëheqjes amerikane”, tha Osmani.

Related

Previous Post

Milanoviq në New York: Kroacia duhet ta njohë Palestinën

Next Post

Turizmi po nxit sërish aktivitetin e preferuar të shqiptarëve, mbi 2 mijë bar-kafe u hapën në 2024

Next Post
Turizmi po nxit sërish aktivitetin e preferuar të shqiptarëve, mbi 2 mijë bar-kafe u hapën në 2024

Turizmi po nxit sërish aktivitetin e preferuar të shqiptarëve, mbi 2 mijë bar-kafe u hapën në 2024

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.