Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Osmani: Në maj morëm informacione për veprime të Serbisë afër kufirit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
17/07/2025
in Lajme
0
Osmani: Në maj morëm informacione për veprime të Serbisë afër kufirit

Screenshot

0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në fund të muajit maj institucionet e sigurisë kanë pranuar informacione të besueshme për veprime të Serbisë pranë kufirit me Kosovën.

Para mediave, Osmani bëri të ditur se pas marrjes së këtyre informacioneve, institucionet e vendit kanë vepruar në koordinim të plotë me aleatët, duke marrë masat e nevojshme për të garantuar sigurinë.

“Këto janë informacione të besueshme nga institucionet tona të sigurisë. Pas marrjes së tyre, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet përkatëse në bashkëpunim me aleatët tanë”, tha Osmani.

Ajo shtoi gjithashtu se është vërejtur shtim i prezencës së KFOR-it në zonat kufitare.

Lidhur me deklaratat e autoriteteve serbe, Osmani i quajti ato pjesë të propagandës së zakonshme.

“Deklarimet e Serbisë se nuk dëshirojnë përshkallëzim janë propagandë. Fjalë të tilla i kanë përdorur edhe para agresionit në Banjskë në vitin 2023 dhe sulmit në Ibër-Lepenc”, theksoi presidentja.

Related

Previous Post

Fizikanët bashkëpunojnë me Inteligjencën Artificiale për të zgjidhur një mister kuantik

Next Post

Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e re e Ukrainës

Next Post
Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e re e Ukrainës

Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e re e Ukrainës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.