Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Osmani: Zgjedhjet lokale dhe ato nacionale janë të ndara, zgjedhjet e reja varet nga partitë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
09/11/2025
in Lajme
0
Osmani: Zgjedhjet lokale dhe ato nacionale janë të ndara, zgjedhjet e reja varet nga partitë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se zgjedhjet lokale dhe ato nacionale janë procese të veçanta dhe nuk duhet të lidhen me njëra-tjetrën. Deklaratat e saj vijnë pas pyetjeve mbi çështjen e Glauk Konjufcës, i cili është mandatar i dytë për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes.

Osmani theksoi se zgjedhjet lokale nuk ndikojnë në proceset në nivel nacional dhe se çdo vendimmarrje e qytetarëve tregon maturi dhe respekt për të drejtat demokratike. “Këto janë dy procese komplet të ndara. Natyrisht, zgjedhjet lokale në Kosovë nuk kanë ndikim në proceset në nivel nacional, në të cilin po kalojmë. Proceset në nivel nacional po zhvillohen në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit, dhe do të shohim në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë”, tha Osmani.

Presidentja gjithashtu shtoi se koha dhe vendimi për zgjedhjet e reja nacionale varet nga partitë politike. “Ajo që është e rëndësishme është se Kosova në çdo palë zgjedhje tregon maturi, tregon se respektohet qytetari, tregon se respektohet e drejta e votës, dhe jo vetëm që këto rezultate në zgjedhjet lokale nuk kanë ndërlidhje me zgjedhjet nacionale. Dhe zgjedhjet nacionale, kurdo që do të zhvillohen, sepse kjo varet nga partitë politike, jam e bindur se do të jenë edhe një gur më shumë në kalimin e demokracisë që kemi ndërtuar për kaq shumë vite”, tha Osmani.

Deklaratat e presidentes vijnë në një kohë kur skena politike në Kosovë është e tensionuar, me procesin e zgjedhjes së qeverisë së re dhe zgjedhjet lokale që po zhvillohen në shumë komuna të vendit. Osmani nënvizon rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në votime dhe respektimin e plotë të rregullave demokratike.

Related

Previous Post

Ndalohen dy të dyshuar në Fushë-Kosovë për ryshfet në lidhje me votimin

Next Post

Mbi 150 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në Kosovë

Next Post
Mbi 150 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në Kosovë

Mbi 150 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në Kosovë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.