Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

​Paga minimale nga janari pritet të jetë 500 euro

Enesa Veseli by Enesa Veseli
30/10/2025
in Lajme
0
​Paga minimale nga janari pritet të jetë 500 euro
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Paga minimale në Kosovë pritet të bëhet 500 euro, kështu u bë e ditur pas takimit të ministrit në detyrë Hekuran Murati me përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve ku është diskutuar çështja e rritjes së pagës minimale.

Sipas Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë dhe Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, në këtë takim u kërkua që ky proces të shtyhet deri kur vendi të ketë një Qeveri dhe Kuvend funksional dhe jo të bëhet në një kohë fushate, raporton KosovaPress.

Bëhet e ditur se në takim, ministri në detyrë Hekuran Murati ka thënë se implementimi i pagës minimale do të fillojë që nga një janari i vitit të ardhshëm.

Drejtori ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Kushtrim Ahmeti në një prononcim për media tha se përveç kërkesës për tu shtyrë ky implementim, ka kërkuar edhe të funksionalizohet Këshilli ekonomiko-social dhe ky proces i pagës të implementohet përmes saj.

Përndryshe, Ahmeti tha se kjo duket si fushatë politike, pasi që lajmi nga kryeministri ne detyrë Albin Kurti u bë të dielën kur Kuvendi duhej të votonte për formimin ose jo të Qeverisë “Kurti III”.

“Nuk jemi kundër rritjes së pagës, por momentumi dhe situata politike të cilën po përballet vendi, nuk është e favorshme, prandaj i kërkuam Muratit qe ky proces të shtyhet derisa të kemi një qeveri fuqiplotë dhe një kuvend funksional dhe të kemi një analizë të fortë te situatës aktuale ekonomike të cilën e ka vendi, duke i marrë të gjithë faktorët për këtë çështje para se të dalin me propozime të gjitha palët sa i përket pagës minimale. Gjithashtu, një kërkesë eksplicite qe kishim ishte që të funksionalizohet Këshilli ekonomiko-social i cili vazhdon ende të jetë jofunksional dhe të shkojë ky proces i pagës minimale përmes Këshillit. Kjo automatikisht i ngjan fushatës politike, ne e dimë paga e propozuar nga kryeministri ishte ditën e diel kur tentoi të bënte qeverinë Kurti 3, ishte fushatë politike… I dëgjoi, mbetet me pa se çka, më shumë konsultativ”, tha Ahmeti.

Ndërkaq, kryetari i Sindikatës se Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi i cili kishte kërkuar që paga minimale të jetë 600 euro, porse siç tha ai, nuk ka marrë miratimin e Muratit.

“Ne si udhëheqës të Sindikatës së Sektorit Privat kemi kërkuar që kjo pagë minimale të jetë 600 euro. Vlerësimi i tyre është që kjo pagë duhet të jetë 500 euro dhe e kam pyetur se kur mendoni se fillon së implementuari, sipas deklarimit të ministrit në detyrë është thënë që do të fillojë së implementuari me një janar, por megjithatë nuk e ka hedhë poshtë edhe propozimin tonë dhe është thënë se do të bisedojë me akterët kryesorë. Të gjithë akterët që ishim u pajtuam që paga minimale të jetë 500 euro dhe të fillojë së implementuari nga muaji janar”, tha Azemi.

Aktualisht paga minimale në vendin tonë është 350 euro bruto. Kjo rritje u bë në gusht të vitit të kaluar, disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto. Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Related

Previous Post

Të paktën 132 të vdekur pas operacionit më të përgjakshëm policor në Rio de Janeiro

Next Post

Basha: Turqia ka qëndruar pranë Kosovës që nga ditët më të vështira

Next Post
Basha: Turqia ka qëndruar pranë Kosovës që nga ditët më të vështira

Basha: Turqia ka qëndruar pranë Kosovës që nga ditët më të vështira

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.