Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ekonomia

Parkingu nëntokësor në Prishtinë – Zogaj jep detajet e projektit dhe tregon sa do të jetë çmimorja

Lirigzona Nuredini by Lirigzona Nuredini
04/11/2022
in Ekonomia
0
Parkingu nëntokësor në Prishtinë – Zogaj jep detajet e projektit dhe tregon sa do të jetë çmimorja
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Parkingu nëntokësor te Fakulteti Filologjik në Prishtinë pritet të funksionalizohet këtë muaj, pasi punimet janë në përfundim.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, në një intervistë për Telegraf, ka thënë se aktualisht po punohet në pjesën e sipërfaqes së parkingut dhe janë duke u bërë mbjelljet e fundit, pasi kanë kërkuar më shumë gjelbërim.

Në këtë intervistë me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ai deklaroi se gjithçka po shkon sipas planifikimeve.

“Pjesa e parkingut nëntokësor është pothuajse e përfunduar, ndërsa tani po punohet në pjesën e sipërfaqes sepse kryetari Rama e ka ndërruar tërësisht dizajnin e sipërfaqes. Kemi kërkuar të ketë më shumë gjelbërim ndaj tani janë duke u bërë mbjelljet e fundit dhe në fund të nëntorit konsideroj se do të hapet për qytetarët e Prishtinës”, u shpreh Zogaj.

Sa i përket çmimeve, tha se janë vendosur para nënshkrimit të kontratës mes komunës dhe kompanive private.

“Çmimet janë vendosur kur është nënshkruar kontrata, pasi është një kontratë e partneritetit publiko-privat, pra toka komunale ndërsa ndërtimi është bërë nga kompanitë private. Për një periudhë të caktuar, kompanitë private e shfrytëzojnë dhe menaxhojnë parkingun. Një pjesë e të hyrave i takon buxhetit të komunës”.

“Çmimorja është caktuar qysh përpara me kontratë dhe është e përafërt me çmimet që i kemi në Prishtina Parking. Në Prishtina Parking nëse parkoheni në qendër të Prishtinës, është një euro për orë dhe e keni të obliguar ta lironi parkingun pas dy orësh. Pra, nuk lejohet të qëndroni më gjatë. Prandaj, në një paralele është caktuar edhe ai çmim”.

Në hapësirën e parkingut nëntokësor Zogaj tha se janë rreth 600 vend parkingje, të cilat do të ua lehtësojnë punën qytetarëve.

“Parkingu ka hyrje dalje të veçanta, andaj është e menduar mirë nga inxhinierët dhe arkitektët në mënyrë që të mos krijohet kaos”.

Nënkryetari i kryeqytetit mes tjerash bëri të ditur se janë duke punuar në drejtim të zgjerimit të shesheve, deri te Katedralja dhe semaforët aktual. E kur ky projekt të përfundojë, tha se parkingu do të ketë dalje të veçantë, në mënyrë që të mos shkaktohet tollovi e veturave.

Related

Previous Post

Zogaj për rrugën A në Prishtinë: Projekt gjigant, do të jetë e gjatë 6 kilometra e gjerë 56 metra

Next Post

BMW planifikon shitjen direkte të makinave të saj

Next Post
BMW planifikon shitjen direkte të makinave të saj

BMW planifikon shitjen direkte të makinave të saj

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.