Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Pas 20 dështimeve, Kuvendi do të mblidhet nesër: VV tash shpresat te Nisma

Kuvendi i Kosovës nuk po arrin të konstituohet prej fillimit të seancës konstituive më 15 prill, pra më shumë se një muaj më parë. Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për një shumicë të thjeshtë parlamentare prej 61 deputetësh, që do ta zgjedhte kryetarin e Kuvendit dhe më pas do të hapte rrugë për krijimin e qeverisë së re, shkruan Gazeta Metro.

Valon Arifi by Valon Arifi
24/05/2025
in Lajme
0
Pas 20 dështimeve, Kuvendi do të mblidhet nesër: VV tash shpresat te Nisma
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të premten ndodhi edhe dështimi numër 20, pasi VV siguroi veç 52 vota për ta ndryshuar procesin e votimit nga i hapur në të fshehtë. Kjo siç duket po tentohet të bëhet pasi u dëshmua plot herë se Albulena Haxhiu nuk i ka votat për kryetare të Kuvendit.

Me 48 deputetë të VV-së dhe 9 të minoriteteve, emri i Albulena Haxhiut shkoi maksimumi deri në 57 vota, pra 4 më pak sesa nevojiten për zgjedhjen e kryetarit dhe më pas qeverisë.

Seanca që dështoi të premten tash do të mbahet të dielën në orën 11, mirëpo nuk duket se ka ndonjë ndryshim nga dje. Megjithatë, ka zëra nga VV-ja se mund të ketë marrëveshje me Nismën e Fatmir Limajt.

Ishte vetë deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli, ai që njoftoi se një marrëveshje VV-Nisma është afër dhe se këtu përfshihet edhe votimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

“Mendoj që është një mungesë e konstruktivitetit të partive opozitare të cilat po refuzojnë të konstituojnë Kuvendin dhe te votojnë kandidaten e propozuar nga LVV për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Votat për Albulenën Haxhiu besoj që do të bëhen me NISMËN socialdemokrate, sepse tashmë janë afër për një marrëveshje dhe mendoj që do të krijohet qeveria”, deklaroi ai në tëvë1.

Deri më tani nuk ka ndonjë detaj tjetër në publik sa i përket kësaj marrëveshjeje, edhe pse u fol shumë edhe në fillim të seancës konstituive në prill se mund të ketë bashkëpunim VV-Nisma.

Sidoqoftë, me 48 deputetë të VV-së dhe 3 të Nismës, prapë gjërat nuk duken aq të thjeshta. Deri më tash, VV s’ka arritur të marrë më shumë se 9 deputetë të komuniteteve joshumicë. Kështu, edhe në një koalicion me Nismën dhe me 9 deputetët e pakicave, numri do të shkonte deri në 60, por jo 61./gazetametro.net

Related

Previous Post

Gjermania zgjat mandatin e KFOR-it në Kosovë – Merz konfirmon angazhimin strategjik në Ballkan

Next Post

Granit Xhaka jep një premtim të madh për tifozët e Baselit: Një Xhaka po largohet, por tjetri do vijë së shpejti!

Next Post
Granit Xhaka jep një premtim të madh për tifozët e Baselit: Një Xhaka po largohet, por tjetri do vijë së shpejti!

Granit Xhaka jep një premtim të madh për tifozët e Baselit: Një Xhaka po largohet, por tjetri do vijë së shpejti!

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.