Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Pas Albulena Haxhiut, edhe Donika Gërvalla nuk siguron votat për kryetare Kuvend

Valon Arifi by Valon Arifi
20/08/2025
in Lajme
0
Nesër seanca konstituive: Në rend të ditës, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ka filluar seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e cila shënon hapin e parë drejt formimit të legjislaturës së nëntë.

Gjykata Kushtetuese ka sqaruar në vendimin e saj se Kuvendi duhet të zgjedhë kryetarin përmes votimit të hapur, brenda një afati prej 30 ditësh, duke lejuar jo më shumë se tri raunde votimi për të njëjtin kandidat.

Afati kushtetues ka filluar të rrjedhë nga data 18 gusht 2025, që do të thotë se Kuvendi ka kohë deri më 17 shtator për ta zgjedhur kryetarin.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila pretendon shumicën parlamentare, ka propozuar dy herë kandidate për kryetare të Kuvendit:

Fillimisht u propozua Albulena Haxhiu,

Ndërsa në këtë seancë, u propozua Donika Gërvalla.

Megjithatë, asnjëra prej tyre nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme, duke shtuar pasiguri rreth rrjedhës së mëtejme të procesit të konstituimit.

Në ditët në vijim pritet të shihet nëse Vetëvendosje do të propozojë një kandidat të tretë, apo do të kërkojë një marrëveshje me partitë tjera për të siguruar shumicën e nevojshme.

Related

Previous Post

“LVV`së se mund t’i merret e drejta e propozimit të kandidatit për kryeparlamentar”

Next Post

“Digjet” sërish Albulena Haxhiu, ka të drejtë veç edhe dy herë të kandidohet

Next Post
“Digjet” sërish Albulena Haxhiu, ka të drejtë veç edhe dy herë të kandidohet

“Digjet” sërish Albulena Haxhiu, ka të drejtë veç edhe dy herë të kandidohet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.