Uashington, 14 tetor 2025 –Qendra.Info – Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se do të mirëpresë homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë këtë të premte.
Zelensky kishte njoftuar më herët se do të udhëtonte drejt Uashingtonit “këtë javë”.
Presidenti ukrainas ka vlerësuar armëpushimin e arritur në Gaza, të ndërmjetësuar nga Trump, duke theksuar se ky zhvillim jep shpresë për paqe edhe në Ukrainë. Trump pritet të luajë një rol të ngjashëm ndërmjetësues në përpjekjet diplomatike me Moskën.