Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Pas komenteve fyese ndaj dëshmorëve, gazetari Preshevar Nefail Maliqi pretendon se i është hakuar llogaria në Facebook

Enesa Veseli by Enesa Veseli
15/12/2025
in Lajme
0
Pas komenteve fyese ndaj dëshmorëve, gazetari Preshevar  Nefail Maliqi pretendon se i është hakuar llogaria në Facebook
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-gazetari i së përditshmes Bota Sot, Nefail Maliqi, ka reaguar pas komenteve fyese të publikuara në rrjetin social Facebook ndaj dëshmorëve të kombit Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi, duke kërkuar falje publike familjeve të tyre dhe duke pretenduar se llogaria e tij është hakuar.

Komentet u publikuan të dielën në një postim ku shfaqej një video e dy dëshmorëve duke kënduar me çifteli. Në komentin e shpërndarë nga profili i Maliqit, aludohej se Krasniqi dhe Gashi nuk kishin qenë pjesë e luftës në terren, por në hotel “Rogner” në Tiranë, deklaratë që nxiti reagime të ashpra në opinionin publik.

“Këta mirë i paska zan pozicioni në vijën e parë të frontit. Liria ka emër me dy tela qiftelia, në hotel Rogner”, thuhej në komentin që u konsiderua fyes ndaj figurave të luftës.

Në një reagim të publikuar të hënën në Facebook, Maliqi u distancua nga deklaratat, duke thënë se nuk ka qenë në dijeni për postimin dhe se llogaria e tij ishte komprometuar.

“Po më njoftojnë kolegë për këtë postim, por nuk ka të bëjë me mua, pasi Facebook-u im qenka hakuar”, shkroi ai, duke pretenduar se bëhet fjalë për manipulim dhe montazh.

Ai shtoi se shpeshherë, sipas tij, përballet me probleme të tilla kur është aktiv në mbrojtje të shtetit, duke aluduar edhe në ndërhyrje të jashtme. Në fund të reagimit, Maliqi deklaroi se falë ndihmës së “ekspertëve zviceranë” ka arritur ta rikthejë nën kontroll llogarinë e tij në Facebook.

Ngjarja ka nxitur debat të gjerë në rrjetet sociale, ndërsa reagimet publike kanë qenë kryesisht kritike ndaj komenteve të publikuara, pavarësisht pretendimit për hakerim./Qendra.INFO

Related

Previous Post

Ekskluzive: Sulmuesi nga Sidneji ku humbën jetën 15 persona ishte anëtar i një klubi të gjuetis serb “Zastava”

Next Post

The Telegraph: Serbët që luftojnë për Putinin në Ukrainë po përgatiten për një luftë ballkanike

Next Post
The Telegraph: Serbët që luftojnë për Putinin në Ukrainë po përgatiten për një luftë ballkanike

The Telegraph: Serbët që luftojnë për Putinin në Ukrainë po përgatiten për një luftë ballkanike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.