Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Pas përfundimit të takimit me Putinin, Trump përmend sërish Kosovën e Serbinë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
16/08/2025
in Lajme
0
Pas përfundimit të takimit me Putinin, Trump përmend sërish Kosovën e Serbinë
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump sërish ka përmendur konfliktet e ndalura nga ai, përfshirë edhe Kosovën e Serbinë, pas takimit që pati në Alaska me presidentin rus Vladimir Putin.

Në një intervistë menjëherë pas samitit, Trump u i tha Sean Hannity të Fox News se ka negociuar “përfundimin e pesë luftërave” dhe se këto “luftërat ishin të ashpra”.

 

 

Hannity e ndërpreu duke numëruar ai konfliktet që Trump i ka përsëritur disa herë se ka pasë rol në ndaljen e tyre.

Indi-Pakistan, Izrael-Iran në 12 ditë, Ruanda-Kongo, Serbi-Kosovë, Kamboxhia-Tajlandë, Azerbajxhan-Armeni, tha gazetari i Fox News.

 

 

“Ke luajtur një rol në të gjithë këto [konflikte] apo jo?”, pyeti Hannity.

“Po”, u përgjigj Trump. “Ne bëmë diçka të jashtëzakonshme”.

Deklaratat e Trump për ndalje të konfliktit mes Kosovës e Serbisë i ka konfirmuar edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila kishte thënë se në maj të këtij viti kishte marrë “informacione specifike” për veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën.

“Menjëherë pas marrjes së këtyre informacioneve kam pasur takime me institucionet e sigurisë të cilat më raportojnë si presidente. Jemi siguruar që çdo institucion në Kosovë ka mobilizim të duhur për mbrojtje të vendit”, kishte thënë Osmani në një konferencë për media në Prishtinë.

 

 

Related

Previous Post

Aplikacioni i ChatGPT ka gjeneruar $2B deri më sot, fiton $2.91 për instalim

Next Post

Blerta Deliu : “1400 biznese pa rrymë, mijëra punëtorë pa punë”

Next Post
Blerta Deliu : “1400 biznese pa rrymë, mijëra punëtorë pa punë”

Blerta Deliu : “1400 biznese pa rrymë, mijëra punëtorë pa punë”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.