Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Pasivizohen 200 adresa në Preshevë e Bujanoc brenda 7 muajve, Lutfiu: Ky është spastrim i pastër etnik

Enesa Veseli by Enesa Veseli
14/08/2025
in Lajme
0
Pasivizohen 200 adresa në Preshevë e Bujanoc brenda 7 muajve, Lutfiu: Ky është spastrim i pastër etnik
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu ka ngritur alarmin për një situatë shqetësuese në komunat me shumicë shqiptare në Serbi.

Ai ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar-korrik 2025 janë pasivizuar gjithsej 200 adresa në Preshevë dhe Bujanoc, duke e quajtur këtë një formë të “spastrimit të pastër etnik”.

 

“Më datë 04.08.2025, i kërkova qasje në informacione nga stacionet policore në Bujanoc dhe Preshevë, me pyetjen: Sa adresa janë pasivizuar në këto dy komuna, nga janari deri në korrik 2025?”, shkruan Lutfiu në një postim.

Ai ka marrë përgjigjen me shkrim ku thuhet se janë pasivizuar 174 adresa në Preshevë dhe 26 në Bujanoc.

 

Lutfiu shpreh dyshim për saktësinë e të dhënave për Bujanocin, duke thënë se është në pritje të një përgjigjeje tjetër për ta vërtetuar.

“Përgjigjen me shkrim e mora dje: gjatë periudhës së lartpërmendur, në Komunën e Preshevës janë pasivizuar 174 adresa, ndërsa në Komunën e Bujanocit 26 adresa. Dyshoj se të dhënat për Komunën e Bujanocit janë të sakta (jam në pritje të një përgjigjeje tjetër për ta vërtetuar). Sidoqoftë, në total, brenda 7 muajve, në këto dy komuna me shumicë shqiptare janë pasivizuar 200 adresa”, ka shkruar Lutfiu.

Ai ka shtuar se ajo që po ndodh është racizëm, një spastrim i pastër etnik.

“U bëj thirrje të gjithë akterëve politikë shqiptarë që të mblidhen për t’u koordinuar dhe për të bashkëvepruar,” përfundon ai.

 

Pasivizimi i adresave në Luginë të Preshevës ka qenë vazhdimisht në qendër të kritikave nga organizata vendore dhe ndërkombëtare.

 

Related

Previous Post

NISMA për Kryeqytetin prezanton listën zgjedhore: 70% rini dhe afro 50% gra

Next Post

Arrestime për përdorim të armëve në ahengje dhe incidente familjare

Next Post
Arrestohet i dyshuari për vrasjen me thikë në Prizren

Arrestime për përdorim të armëve në ahengje dhe incidente familjare

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.