Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

PDK cakton datën për Konventën Zgjedhore – Memli Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media sot, ka njoftuar mbajtjen e Konventës së Përgjithshme të PDK-së, e cila do të mbahet më 21 qershor 2025 dhe do të ketë karakter zgjedhor.

Valon Arifi by Valon Arifi
14/06/2025
in Lajme
0
PDK cakton datën për Konventën Zgjedhore – Memli Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çitaku theksoi se kjo Konventë, e njëmbëdhjeta me radhë, është një moment domethënës për partinë, jo vetëm si detyrim statutar, por si një konfirmim i fuqisë demokratike dhe unitetit të brendshëm të PDK-së.

“Nën udhëheqjen e Kryetarit Memli Krasniqi, katër vitet e fundit kanë qenë vite të punës, reformës dhe ringritjes për PDK-në. Ne kemi shënuar fitore të rëndësishme në zgjedhjet lokale, kemi rritur ndjeshëm mbështetjen qytetare në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe kemi bërë hapa të mëdhenj drejt ndërkombëtarizimit të partisë sonë,” tha Çitaku.

Ajo gjithashtu njoftoi se i vetmi kandidat për Kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës në këtë Konventë është Memli Krasniqi, aktualisht Kryetar i PDK-së – një kandidaturë që konfirmon unitetin, mbështetjen dhe besimin në vizionin dhe udhëheqjen e tij.

“Partia Demokratike e Kosovës është parti me përvojë shtetformuese, me histori ndërtuese, dhe me kapacitet për të udhëhequr Kosovën drejt kapitullit të ardhshëm të zhvillimit dhe integrimit euroatlantik. Ndaj, me këtë Konventë, ne nuk po zgjedhim vetëm drejtimin e partisë, por po përgatitemi për drejtimin e vendit”, ka thënë Çitaku.

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës shtoi se fitorja e radhës nis më 21 qershor dhe do të vazhdojë me 12 tetor, në zgjedhjet lokale./Periskopi/

Related

Previous Post

Mustafa: Qeveria e Unitetit, vështirë e arritshme – Institucionet politike kanë ngulfatë funksionimin e shtetit

Next Post

Fruti që ul rrezikun e sulmit në zemër, sasia që duhet të konsumon

Next Post
Fruti që ul rrezikun e sulmit në zemër, sasia që duhet të konsumon

Fruti që ul rrezikun e sulmit në zemër, sasia që duhet të konsumon

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.