Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

PDK dorëzon kërkesë në Kushtetuese, ka tri kërkesa që lidhen me veprimet e Deharit

Valon Arifi by Valon Arifi
03/07/2025
in Lajme
0
PDK dorëzon kërkesë në Kushtetuese, ka tri kërkesa që lidhen me veprimet e Deharit
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën zyrtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve të ndërmarra gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 29 qershor dhe vazhdimeve të saj më 1 dhe 3 korrik 2025.

Kjo kërkesë, e paraqitur në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, konteston:

Kërkesën për propozime për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë;
Hedhjen në votim të këtij Komisioni;
Vetë votimin e Komisionit;
Ndërprerjen arbitrare të seancës pas mosmiratimit të Komisionit.
“Të gjitha këto veprime janë ndërmarrë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka krijuar një gjendje të re juridike dhe ka përcaktuar qartë rrjedhën kushtetuese që duhet ndjekur për konstituimin e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e PDK-së, transmeton klankosova.tv.

Në kërkesën e dorëzuar, PDK ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që:

Të shpallë antikushtetues vendimin për votimin e Komisionit për Votim të Fshehtë;
Të shpallë antikushtetues vendimin për ndërprerjen e seancës konstituive;
Të urdhërojë Kuvendin që ta vazhdojë seancën konstituive deri në përfundimin e saj me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, përmes votimit të hapur dhe transparent, ashtu siç e kërkon Kushtetuta dhe praktika parlamentare.
“Ky hap është thelbësor për të ndalur tendencën për përmbysje të rendit demokratik dhe për të garantuar që asnjë shumicë e përkohshme parlamentare të mos e vë veten mbi Kushtetutën. Partia Demokratike e Kosovës mbetet e vendosur në mbrojtje të ligjshmërisë, demokracisë dhe rendit kushtetues në Republikën e Kosovës”./Periskopi/

Related

Previous Post

Zelenskyy konfirmon bisedën me Trump: Ukraina llogarit te mbështetja amerikane

Next Post

Sami Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Deklarata më e poshtër, e padrejtë të merret me ata që janë në Hagë

Next Post
Sami Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Deklarata më e poshtër, e padrejtë të merret me ata që janë në Hagë

Sami Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Deklarata më e poshtër, e padrejtë të merret me ata që janë në Hagë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.