Prishtinë, 12 nëntor 2025 – Partia Demokratike e Kosovës do të organizojë konventën për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë të hënën, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit, raporton Reporteri.net.
Krasniqi bëri të ditur se dorëheqja nuk lidhet me zhvillimet e fundit, por është rezultat i një reflektimi të gjatë personal. Ai deklaroi:
“Unë largohem nga detyra e Kryetarit të PDK-së me paqe, me mirënjohje dhe me krenari. Kam bindjen e thellë se PDK do të mbetet në duar të sigurta – në duar të njerëzve që besojnë, që punojnë dhe që bashkojnë. Kjo nuk është lamtumirë – por vetëm mirupafshim. Sepse kjo është shtëpia ime e dytë, shtëpia ime politike, shtëpia e krenarisë sime jetësore.”
Konventa e PDK-së do të shënojë fillimin e procesit për zgjedhjen e udhëheqësit të ri, ndërsa partia pritet të diskutojë edhe strategjitë për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe qendrore./Qendra.INFO

