Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Pengu izraelit hap varrin e tij në Gaza/ Pamjet rrëqethëse shkaktojnë tronditje

Valon Arifi by Valon Arifi
05/08/2025
in Lajme
0
Pengu izraelit hap varrin e tij në Gaza/ Pamjet rrëqethëse shkaktojnë tronditje
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hamasi ka publikuar një video me pamje tronditëse, që tregojnë pengun izraelit Eviatar David, 24 vjeç, duke hapur varrin e tij në një tunel në Gaza. “Nuk kam ngrënë prej ditësh”, thotë ai, duke treguar një kanaçe me ushqim që duhet ta konsumojë për dy ditë.

Videoja, e cila zgjat gati 5 minuta dhe u publikua me pëlqimin e familjes së tij, ka shkaktuar zemërim global. Familja e Davidit i përshkroi imazhet si “të tmerrshme”.
“Jemi të detyruar të shohim djalin dhe vëllain tonë të dashur, Eviathar David, të vdesë nga uria qëllimisht dhe në mënyrë cinike në tunelet e Hamasit në Gaza – një skelet i gjallë, i varrosur i gjallë”, tha familja në një deklaratë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e dënoi aktin si abuzim cinik, degradues dhe të qëllimshëm të pengjeve. I mbijetuari i Holokaustit, Naftali Furst, duke parë pamjet, tha: “E njoha urinë dhe terrorin në kampe. Më kujtoi poshtërimin e plotë të dinjitetit njerëzor”.

Vëllai i Eviatarit, Eli, i bëri thirrje Donald Trump të ndërmarrë veprime: “Heshtja është bashkëfajësi. Ai është në prag të vdekjes. Bëni diçka tani.” Videoja e Davidit ishte e dyta këtë javë, pas asaj të pengut tjetër Rom Braslavsky që konfirmon dëshpërimin e të mbijetuarve dhe tmerrin që vazhdon pas tuneleve të Gazës.

Eviatar David, 24 vjeç, është mbajtur rob që kur u rrëmbye nga Hamasi në një festival muzikor në Izraelin jugor më 7 tetor 2023. Gjatë sulmit të tij ndaj Izraelit gati dy vjet më parë, Hamasi mori 251 pengje. Davidi është një nga 49 pengjet që Izraeli thotë se ende mbahen në Gaza. 27 pengje besohet të kenë vdekur.

Related

Previous Post

Prapaskenat/ Si refuzoi shqiptarja Mira Murati 1 miliard dollarë nga Mark Zuckerberg

Next Post

Kush është Radomir Laban, gjyqtari për të cilin Osmani tha se përbën rrezik për sigurinë kombëtare

Next Post
Kush është Radomir Laban, gjyqtari për të cilin Osmani tha se përbën rrezik për sigurinë kombëtare

Kush është Radomir Laban, gjyqtari për të cilin Osmani tha se përbën rrezik për sigurinë kombëtare

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.