Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

Për origjinën e produkteve nga Kosova ndahen 15 milionë euro për Rezervën Shtetërore

Lirigzona Nuredini by Lirigzona Nuredini
10/11/2022
in Ballina
0
Për origjinën e produkteve nga Kosova ndahen 15 milionë euro për Rezervën Shtetërore
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se për vitin 2023 janë ndarë 15 milionë euro për Rezervën Shtetërore.

Hajdari duke iu përgjigjur pyetjeve në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka theksuar se origjina e produkteve është kryesisht nga vendi ynë.

“Ligji i Rezervës Shtetërore obligon Departamentin e Rezervës sipas planit trevjeçar 2021-2023, që është miratuar në Qeveri dhe sipas kërkesës prej 7.5 milionë euro që kishte ky plan, ne e kemi miratuar kërkesën buxhetore nga 7.5 milionë euro plus 2.5 milionë euro, gjithsej 10 milionë euro për vitin 2022 dhe 15 milionë euro për vitin 2023”, tha Hajdari.

“Kryesisht të gjithë artikujt që janë blerë janë kryesisht produktet e grurit, sheqeri, vaji dhe nafta. Origjina e produkteve ndryshon, por kryesisht janë nga Kosova. Një pjesë e grurit është nga Franca dhe Ukraina”, shtoi ajo.

Sipas saj, të gjithë operatorët i kanë kryer obligimet lidhur me sjelljen e rezervave shtetërore.

“Kemi nënshkruar më shumë se një kontratë gjatë vitit 2022 dhe i kemi pranuar të gjitha furnizimet e rezervave shtetërore. Një kontratë të re e keni më proces të negocimit, ndërsa një tjetër është në proces të sjelljes së një pjese të kontraktuar”, u shpreh ministrja Hajdari.

“Të gjithë operatorët i kanë kryer obligimet, kështu që sasitë e deponuara të rezervave janë vendosur në pjesë të ndryshme të vendit me sigurinë e operatorëve ekonomik, sipas kontratave të nënshkruara”, ka përfunduar ajo./Telegrafi/

Related

Previous Post

Lejohet tërheqja nga Trusti për kategorinë para pensionimit

Next Post

KEDS: Ngrohja me rrymë ua rrit faturën për 70 për qind

Next Post
KEDS: Ngrohja me rrymë ua rrit faturën për 70 për qind

KEDS: Ngrohja me rrymë ua rrit faturën për 70 për qind

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.