Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përfundon në 13 komuna procesi i verifikimit të votave nga QNK-të

Enesa Veseli by Enesa Veseli
16/10/2025
in Lajme
0
Përfundon në 13 komuna procesi i verifikimit të votave nga QNK-të
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se deri në orën 10:00 të ditës së enjte janë verifikuar rezultatet nga 1,531 vendvotime për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe nga 1,494 vendvotime për zgjedhjet për Kuvendet Komunale.

Nga gjithsej 5,142 kuti votimi për dy llojet e zgjedhjeve, janë numëruar 3,025, duke shënuar një përparim të dukshëm në procesin e numërimit.

Aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) janë përmbyllur në 13 komuna, përfshirë Hani i Elezit, Junik, Mamushë, Zveçan, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog dhe Skenderaj.

Në QKN-të po zhvillohen tre aktivitete kryesore: verifikimi i rezultateve për Kryetarët e Komunave, verifikimi i rezultateve të subjekteve politike për Kuvendet Komunale dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Rezultatet e detajuara janë në dispozicion për publikun në platformën zyrtare të KQZ-së, në adresën: https://resultslocal2025.kqz-ks.org/.

Related

Previous Post

Tomahawk për Ukrainën: Armë që ndryshon lojën apo presion ndaj Moskës?

Next Post

Mali i Zi i kërkon BE-së ndihmë kundër dezinformimit rus: “Jemi në betejë të përditshme”

Next Post
Mali i Zi i kërkon BE-së ndihmë kundër dezinformimit rus: “Jemi në betejë të përditshme”

Mali i Zi i kërkon BE-së ndihmë kundër dezinformimit rus: “Jemi në betejë të përditshme”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.