Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përkrahën publikisht ISIS-in, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj dy të pandehurve

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër D.B., dhe E.B., për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Enesa Veseli by Enesa Veseli
26/09/2025
in Lajme
0
Përkrahën publikisht ISIS-in, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj dy të pandehurve
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit akuzohen se kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve fetare, ku bazuar në njoftimin e Prokurorisë Speciale, të njëjtit kanë propaganduar ideologji ekstreme fetare dhe duke përkrahur publikisht veprimet e organizatës terroriste ISIS.

Sipas aktakuzës, D.B., dhe E.B., përmes rrjetit social “Facebook” dhe “TikTok” , kanë shpërndarë postime me përmbajtje nxitëse, me thirrje për t’iu bashkuar luftërave të armatosura dhe luftës për xhihad.

Prokuroria thotë tutje se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit kanë vendosur flamuj të ISIS-it mbi kulmin e shtëpisë së tyre, kanë bërë grafite me shkronja arabe në muret e shtëpisë së tyre, me të cilat veprime potencialisht mund të prishet rendi publik.“D.B., sipas provave ka qenë refuzues ndaj të gjithëve që nuk e praktikojnë fenë sipas mënyrës së tij, dhe ka postuar e shpërndarë materiale me gjuhë fyese ndaj shumicës së hoxhallarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës. Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të pandehurit të shpallen fajtorë sipas ligjeve në fuqi, dhe t’iu vazhdohet masa e paraburgimit ndaj D.B. dhe ajo e arrestit shtëpiak ndaj E.B”, thuhet tutje në njoftim.

Related

Previous Post

Endrit Zabergja prezanton pikat programore të Nismës për “Prishtinën e përjetshme

Next Post

‘Gazzetta dello Sport’: Zhegrova pritet të startojë për Juventusin nesër

Next Post
‘Gazzetta dello Sport’: Zhegrova pritet të startojë për Juventusin nesër

‘Gazzetta dello Sport’: Zhegrova pritet të startojë për Juventusin nesër

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.