Një rast i therjes me thikë ka ndodhur në orët e hershme të së mërkurës në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal me ç‘rast dyshohet të jetë përdorur thikë dhe sprej.
“Të dyshuarit (të lënduar) kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor ndërkaq me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’”.

