Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përleshje në MPJD, rasti po tentohet të mbahet i fshehur

Enesa Veseli by Enesa Veseli
28/01/2026
in Lajme
0
Përleshje në MPJD, rasti po tentohet të mbahet i fshehur
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një përleshje dyshohet se ka ndodhur javën e kaluar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila udhëhiqet nga Donika Gërvalla, konkretisht në Departamentin e Diasporës, shkruan Demokracia.com.

Sipas burimeve të Demokracia.com, rasti po tentohet të mbahet larg vëmendjes publike për të mbrojtur drejtorin e Departamentit të Diasporës, për shkak të afërsisë së tij me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë.

Fillimisht, Demokracia.com, përmes sinjalizuesve të saj, të premten e kaluar ka mësuar se në përleshje ishte i përfshirë drejtori i Departamentit të Diasporës, Elis Badallaj. Menjëherë pas kësaj, redaksia ka dërguar pyetje zyrtare në adresë të MPJD-së, mirëpo nga ky institucion nuk ka pasur asnjë përgjigje.

Gjatë kësaj jave, Demokracia.com ka siguruar informacione shtesë se në përleshje, përveç Badallajt, janë të përfshirë edhe zyrtari i lartë i ministrisë, Besnik Desku, si dhe shefi i një divizioni, Ardijan Selishta.

Demokracia.com, gjatë pasdites së djeshme, ka ridërguar pyetje në MPJD lidhur me këtë incident dhe për masat eventuale disiplinore, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, ministria nuk ka kthyer përgjigje. /Demokracia.com/

Related

Previous Post

Skandal diplomatik: Serbia bllokon fondet e Shqipërisë për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Next Post

Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e memorialit përkujtimor “Adem Jashari”

Next Post
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e memorialit përkujtimor “Adem Jashari”

Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e memorialit përkujtimor “Adem Jashari”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.