Pejë, 2 Tetor 2025 – Një incident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Stacionin e Autobusëve në Pejë, ku një përleshje mes disa personave ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi për mediat se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja armësh, duke rritur dyshimet se ka pasur të shtëna.
“Rreth orës 08:37 policia është njoftuar për një rrahje te Stacioni i Autobusëve në Pejë, ku dyshohet se pati edhe të shtëna me armë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur disa gëzhoja”, – tha Gashi.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo të arrestuar.