Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër mungesën e Lëvizjes Vetëvendosje pas pauzës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
Sipas saj, mungesa e VV-së është joserioze dhe shpërfillje ndaj qytetarëve.
“Nuk di se a do të jenë në seancë sot apo jo. Është ekstremisht joserioze. Po raportojmë te qytetarët se asnjë deputet apo ministër nuk është prezent në ditën kur diskutojmë një temë që i dëmton ata. Ata ndoshta nuk duan të shohin realitetin, por qytetari është i varfëruar! Abstenimi i tyre është abstenim edhe ndaj votës së qytetarëve”, tha Çitaku.

