Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përplasje verbale mes veteranit të UÇK-së dhe deputetes Fitore Pacolli – veterani e quan “hajne”, arrestohet nga policia

25 Korrik 2025 | 18:24

Valon Arifi by Valon Arifi
25/07/2025
in Lajme
0
Përplasje verbale mes veteranit të UÇK-së dhe deputetes Fitore Pacolli – veterani e quan “hajne”, arrestohet nga policia
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një incident verbal ka ndodhur sot në një restorant në Prishtinë, ku veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, është përplasur me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, Pllashniku shihet duke ia dorëzuar një faturë deputetes Pacolli, me pretendimin se ajo duhet ta paguajë. Ai e akuzon atë për korrupsion, duke e quajtur “hajne” dhe duke shtuar se “duhet me t’ardhë marre që po e vjedh Kosovën”.

“Marre me vjedh këtë shtet”, dëgjohet duke thënë veterani i UÇK-së.

Deputetja Pacolli shihet në video duke ia hedhur faturën Pllashnikut dhe duke reaguar e tensionuar, duke thënë se “nuk frikësohet”.

Burime të sigurta kanë konfirmuar se Agim Pllashniku është arrestuar para pak çastesh nga Policia e Kosovës, lidhur me këtë incident.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga deputetja Pacolli apo Policia e Kosovës në lidhje me rastin.

Related

Previous Post

Ministri serb: Serbia e gatshme për kompromise të mëdha me Kosovën

Next Post

Deputeti Shala për 400 euro bonus për punëtorët e KEK: Meritojnë rritje pagash, jo mashtrim

Next Post
Deputeti Shala për 400 euro bonus për punëtorët e KEK: Meritojnë rritje pagash, jo mashtrim

Deputeti Shala për 400 euro bonus për punëtorët e KEK: Meritojnë rritje pagash, jo mashtrim

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.