Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përplasje verbale në “Pressing”: Haradinaj dhe Haxhiu shkëmbejnë akuza për takimet e Osmanit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
12/01/2026
in Lajme
0
Përplasje verbale në “Pressing”: Haradinaj dhe Haxhiu shkëmbejnë akuza për takimet e Osmanit
0
SHARES
41
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Meliza Haradinaj, këshilltare e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, është lidhur sonte në emisionin “Pressing” në T7, ku ka reaguar ndaj deklaratave të gazetarit Baton Haxhiu lidhur me takime të mundshme të presidentes për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Haradinaj i ka mohuar kategorikisht pretendimet e Haxhiut, duke thënë se ai as në mënyrë direkte e as indirekte nuk ka ndërmjetësuar ndonjë takim të presidentes Osmani, e aq më pak takime ku, sipas saj, janë dhënë garanca për zbatimin e Asociacionit.

“Presidentja Osmani asnjëherë nuk ka pasur takime që janë ndërmjetësuar qoftë edhe indirekt nga Baton Haxhiu, e aq më pak takime ku ka dhënë garanca për zbatimin të Asociacionit. Kjo është një gënjeshtër e pastër”, deklaroi Haradinaj.

Pas kësaj deklarate, gazetari Baton Haxhiu reagoi ashpër ndaj këshilltares së presidentes, duke vënë në pikëpyetje mënyrën e saj të komunikimit dhe përvojën profesionale.

“Meliza, e para nuk kam çka të bëj me edukatën tënde, sepse jo rrallë herë e mban këtë nivel të edukatës. T’i thuash dikujt gënjeshtër duhet të kesh argumente, sepse ti as nuk e njeh këtë zanat dhe as nuk e ke pasur kurrë”, tha Haxhiu.

Përplasja verbale në studio ka nxitur reagime të shumta, duke rikthyer në fokus debatin publik rreth dialogut Kosovë–Serbi, Asociacionit dhe rolit të mediave në këto procese.Qendra.INFO

Related

Previous Post

“Unë kam dëshmi madje me shkrim në zarfe të mbyllura”- Çka tha vërtet Donika Gërvalla për Gjykatën Speciale në deklaratat e saj të vitit 2016

Next Post

Sfidat e Dolces përball racizmit gjatë shkollimit: Ma bënin se isha shqiptare

Next Post
Sfidat e Dolces përball racizmit gjatë shkollimit: Ma bënin se isha shqiptare

Sfidat e Dolces përball racizmit gjatë shkollimit: Ma bënin se isha shqiptare

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.