Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përvëlim në horizont – Temperaturat në Kosovë pritet të tejkalojnë 40°C këtë fundjavë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
24/07/2025
in Lajme
0
Përvëlim në horizont – Temperaturat në Kosovë pritet të tejkalojnë 40°C këtë fundjavë
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vendi ynë pritet të përballet me një valë të fuqishme të të nxehtit ekstrem gjatë ditëve në vijim, me temperatura që në disa zona do të kalojnë 40°C.

E premtja do të jetë kryesisht me diell, me temperatura maksimale që do të arrijnë deri në 38–39°C në shumë pjesë të vendit, ndërsa lokalisht pritet të regjistrohen edhe mbi 40°C. Pasdite, në zonat malore mund të ketë zhvillime të vransirave lokale, të cilat mund të shoqërohen me reshje të izoluara shiu. Netët do të jenë tropikale, me temperatura që nuk zbresin nën 20°C.

E shtuna parashihet të jetë dita më e nxehtë, me vlera që mund të kapërcejnë 40°C në disa zona. Pasdite priten reshje të mundshme shiu me bubullima, sidomos në rajonet malore, të cilat mund të shtrihen edhe në pjesë të tjera të territorit.

E diela sjell një lehtësim të vogël, me temperatura që pritet të bien në 33–35°C, ndërsa reshjet e shiut mund të vazhdojnë në orët e para të mëngjesit.

Rënia graduale e temperaturave do të vijojë edhe në fillim të javës së ardhshme, ku maksimalet pritet të bien në 29°C e deri në 26°C të martën. Parashihen gjithashtu edhe rrebeshe shiu në këtë periudhë. Ndërkohë, netët do të jenë më të freskëta me minimale deri në 14–15°C.

Erërat përgjatë fundjavës do të fryjnë nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor me shpejtësi të lehtë deri mesatare, ndërsa nga e hëna ato do të kalojnë në drejtimin verior.

Këshillë për qytetarët: Kujdes gjatë ekspozimit në diell, sidomos në orët e pikut. Pini shumë ujë, shmangni aktivitetet fizike të rënda dhe qëndroni në ambiente të freskëta.

Related

Previous Post

Burri i motrës së deputetes Fitore Pacolli në krye të organizatës që përfitoi fonde publike – LDK kërkon sqarime

Next Post

Djersitja e tepërt mund të jetë shenjë e sëmundjeve – ja si ta kuptoni dhe si ta parandaloni

Next Post
Djersitja e tepërt mund të jetë shenjë e sëmundjeve – ja si ta kuptoni dhe si ta parandaloni

Djersitja e tepërt mund të jetë shenjë e sëmundjeve – ja si ta kuptoni dhe si ta parandaloni

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.